VMRO: Do të vazhdojmë bisedimet me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën

Nënkryetari i VMRO-së, Aleksandar Nikolovski deklaroi se për zgjedhjet lokale janë duke zhvilluar bisedime intensive me partnerët ekzistues të koalicionit.

Ai ka theksuar se kanë patur bisedime edhe me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën.

“Ne patëm një dialog intensiv me partitë politike Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, të ndërmjetësuar nga Fondacioni Konrad Adenauer, mendoj se është një dialog konstruktiv që duhet të vazhdojmë në periudhën e ardhshme”, deklaroi Nikoloski për Sitel.

Ai ka komentuar edhe anketën e IRI-t, për të cilën ka shprehur mosbesim. Sipas tij është e cuditshme se si anketa është realizuar në muajin mars ndërsa është publikuar në qershor. (INA)