VMRO-DPMNE opozitare vlerëson se Partia e Majta dhe kryetari i saj Dimitar Apasiev ka nisur një fushatë të hapur kundër tyre, për më shumë vota për partitë në pushtet LSDM dhe BDI.
“Apasiev po lufton që VMRO-DPMNE të mos i ketë 61 deputetë dhe që më shumë vota t’i shkojnë LSDM-së dhe BDI-së. Apasiev po lufton për një disfatë më të vogël të LSDM-së dhe BDI-së. Apasiev përveç që është në koalicion me LSDM-në dhe BDI-në në komunat dhe këshillin e Qytetit të Shkupit, ai ndihmon edhe pushtetin kriminal të Dimitar Kovaçevskit dhe Ali Ahmetit duke sulmuar VMRO-DPMNE-në. Apasiev dhe Levica po shkojnë drejtpërdrejt kundër popullit maqedonas, duke lënë hapësirë për kushtëzime për formimin e qeverisë së ardhshme të VMRO-DPMNE-së”, thekson partia e Mickoskit.
Sipas tyre, Apasiev është shërbëtor besnik i qeverisë së BDI-së dhe LSDM-së. (INA)