VMRO-DPMNE: BDI duan apo s’duan, vitin e ardhshëm do të jenë opozitë

ina-online
ina-online

7 Qershor, 2023

VMRO-DPMNE theksoi sot se mirëpret qëndrimin dhe gatishmërinë e BDI-së për të shkuar në opozitë, që sipas kjo vjen pas performancës së sotme dhe presionit të liderit të tyre, Hristijan Mickoski.

Nga kjo parti thonë se ka mbetur që BDI të pajtohet për zbatim të prolonguar të ndryshimeve.

“Ka mbetur që BDI përveç për në opozitë, të pajtohet për zbatim të prolonguar të ndryshimeve deri në periudhën e hyrjes së Maqedonisë në BE, pasi që të bindemi se nuk ka harmonizime të tjera të identitetit maqedonas. Duan apo s’duan, vitin e ardhshëm BDI do të jetë opozitë, por është mirë që po ndërgjegjësohen”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Më herët, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, ka shkruar në Facebook se Bashkimi Demokratik për Integrime (BDI) pajtohet që të mos jetë në qeverinë që do të formohet pas votimit dhe hyrjes në fuqi të amendamenteve kushtetuese.

“BDI është e gatshme të mbështesë një qeveri pa BDI deri në zgjedhje, nëse opozita i përkrah ndryshimet kushtetuese dhe ato të hyjnë në fuqi para formimit të asaj qeverie. E ardhmja evropiane e qytetarëve është mbi të gjitha”, ka thënë Osmani.

Qëndrimi i BDI-së vjen pasi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në takimin me kryeministrin Dimitar Kovaçevski deklaroi se pranon një qeveri të gjerë, por pa BDI si pjesë të saj, por edhe nëse në fund të fundit ndodhin ndryshimet kushtetuese.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pensionist

Prej nesër fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

bilall kasami

Kasami: Nuk do të votojmë për ndryshimet Kushtetuese, kërkojmë të hiqet 20%

iphone dyqan

Sa rroga nevojiten për iPhone 15 në Maqedoni dhe në rajon

market

AUV: Ushqimi që importohet në RMV – i sigurtë!

supermarketet-800x445

Mbyllen edhe 10 markete që nuk kanë zbritur çmimet!

xhelal svecla

Sveçla nga Mitrovica del me detaje tjera: ja ku dhe si u përgatit sulmi (VIDEO)

Digital era Romaing

Prej sot roamingu me BE më lirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

sulmi turqi

VIDEO/ Del nga makina dhe vrapon, momenti kur terroristi hedh veten në erë pranë Parlamentit në Ankara

mickoski

Mickoski: Deputetët do të largohen nga Kuvendi nëse qeveria provon ta miratojë Ligjin për amnisti me procedurë të shkurtuar dhe flamur evropian

INFO

NA NDIQ