VMRO-DPMNE: Bujar Osmani i dhuroi 1.8 milionë euro donatorit të BDI-së

ina-online
ina-online

28 Gusht, 2023

Krimet e BDI-së nuk kanë fund, akuzojnë nga VMRO-DPMNE, duke akuzuar ministrin Bujar Osmani se ka dhuruar, sipas tyre, 1.8 milionë euro për donatorin më të madh të partisë, përcjell KlanM.

“Bujar Osmani përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme do t’i paguajë Eurovia LLC, që është edhe donator më i madh i BDI-së, 1.8 milionë euro para të qytetarëve për përshtatjen e Qendrës sportive ‘Boris Trajkovski’ për konferencën e Këshillit Ministror të OSBE-së. E njëjta kompani Eurovia, e cila është në pronësi të Elmedin Ademit, nipit të ish-ministrit të BDI-së, Abdulaqim Ademi, ka marrë dy milionë euro për ndërtimin e stacionit të ri policor në Aerodrom, si dhe për tenderin për rindërtimin dhe shndërrimin e ambienteve për Universitetin “Nënë Tereza”. Pronar i Eurovia LLC është kompania “Eurovia Holding”, në të cilën përveç Elmedinit, pronar është edhe Eldin Ademi, personi kryesor në degën e BDI-së në Jegunovcë”, thuhet në reagimin e VMRO-së.

BDI-ja, sipas VMRO-së, ka pranuar 2.5 milionë denarë donacion nga Elmedin Ademi, që është trefish mbi limitin ligjor për donacion nga personi fizik, dhe në të njëjtën kohë Eurovia si person juridik ka dhuruar 1.8 milionë denarë në vitin 2022, përcjell KlanM.

“Ky është një shembull klasik se sa BDI-ja është e përfshirë në krime dhe vjedhje të parave të qytetarëve, me qëllim të pasurimit personal. Përgjegjësi do të ketë, për të qenë të sigurt, kushdo që ka kryer një krim do të dalë para drejtësisë”, përfundon reagimi i VMRO-së./KlanMacedonia

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

qumsht-qumesht

Nuk ka qumësht me aflatoksinë nëpër markete, reagon AUV në Maqedoninë e Veriut

Onkologija Onkologjia shkup

Miratohet përbërja e Komisionit Anketues në Kuvend për skandalin në onkologji

orhan murtezani

Murtezani: Pse Krenar Lloga dhe Aleanca vazhdojnë të qëndrojnë si dekor në Qeveri?

nxenesit idrizove shkolla

S’ka zgjidhje për nxënësit shqiptarë të Idrizovës, Stefkovski nuk lëshon pe

driton kuci jusuf zejneli

Rektori i UT-së, Jusuf Zejneli e priti në takim ambasadorin e RMV-së në Norvegji, Driton Kuçi – Shqip

vmro

VMRO-DPMNE: Në Maqedoni shitet qumësht ”kancerogjen”?!

fadil zendeli

Opozita shqiptare kërkon vend në KSHZ/Zendeli: Taravari blen kohë, tërheqë vëmendjen nga dështimet në qeverisje

derivate nafta dizeli benzin

Bie çmimi i benzinës në Maqedoni

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi: Do të prodhojmë rrymë elektrike dhe për rajonin

INFO

NA NDIQ