VMRO-DPMNE dhe BDI sot bëjnë politikë

Picture of INA
INA

11/06/2023

NGA KALOSH ҪELIKU

Partitë politike shqiptare opozitare dhe qeveritare, me vite, zhvillojnë bisedime për një listë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare, në Maqedoninë e Veriut.

Tek, shtegëtuan edhe deri në Tiranë për t’u bërë bashkë si opozitë ta përcjellin BDI –në në opozitë. E kënaqën, partitë politike të Shqipërisë në zgjedhjet parlamentare, e sidomos me oto vendore (2023), në Shqipëri. Tashti, radha u ka mbetur ta provojnë veten në politikë, edhe partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut me “Din e Iman”. Arsyeja, dihet: BDI -në ta përcjellin në opozitë, me marrëveshje politike partiake me VMRO -DPMNE?!

Pavetëdije, ose qëllim me këtë veprim strategjik politik, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare pushtetin do ta fitojnë BDI dhe VMRO-DPMNE. Pozitat, në pushtet i ndërrojnë partitë politike maqedonase, por jo edhe ato shqiptare. Fushatë parazgjedhore për pushtet me “kryeministër shqiptar”. Kualicioni i ardhshëm në qeveri: VMRO-DPMNE dhe BDI. Punemadhe, se BDI: një vit do të rri në “opozitë”. E rëndsishmja ështe, se: BDI dhe VMRO-DPMNE, dinë të bëjnë politikë. Dhe, LSDM -ën neokomuniste, dhe partitë tjera politike shqiptare me brekët nëpër këmbë, do t’i lënë edhe disa vite në opozitë.

Dorën në zemër: Mjaftë, i ka njëzetë vite në pushtet BDI -ja. Edhe me gabime politike, edhe me suksese partiake. Fajin, e ka opozita shqiptare. Që, edhe me disa përpjekeje për bashkim ta rrëzojnë nga pushteti BDI -në, nuk ia arritën qëllimit edhe sotekësaj dite. Mëkot, u përpoq edhe Edi Rama t’i bëjë bashkë si opozitë, nxjerrë BDI -në, në opozitë. Atë, që nuk e bënë partitë politike opozitare, e bëri Mickoski me VMRO – DPMNE. Nëna Parti, se: vetë politika e opozitës pakrye shqiptare, ia zgjatë jetën me vite në pushtetin e qeverisë të “ vëllazërim-bashkimit”, edhe sotekësaj dite. Edhe, atë: dihet, me politikën “madhore” në qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”. Maqedoninë e Veriut ta bëjnë shtet demokratik, dhe shpiejnë në Evropë. Shkaku, se: historikisht, Kërçova ka dhënë burra pushke (kaçakë), por jo edhe politikanë. Politikani i parë, që jep Kërçova është Ali Ahmeti. Jo, me sinqeritetin e tij në politikë, se: në politikë, nuk ka sinqeritet dhe besë. Tjetër thua, tjetër premton, dhe tjetër vepron si politikan. Ali Ahmeti, siç duket është largpamës. Nuk është çudi, që në Maqedoninë e Veriut të kthehet nga azili politik Budimpeshta (Hungaria), si kryeministër Nikolla Gruevski. Ashtu, siç u kthye para disa viteve nga burgu në Shqipëri, kryeministër Fatos Nano.

Shqiptarëve, në përgjithësi në Trojet Etnike Shqiptare: si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, dhe Mal të Zi, moti kohë u duhet një gjak i ri partiak – politik shqiptar. Edhe, pse në jetën politike i lindi dhe i përkundi në djep druri një Nënë me emër e mbiemër PPD -ja. Që, në fillim ka qenë Lëvizje politike atdhetare shqiptare. Dihet, në gjirin e saj edhe me rrufjanë dhe partizanë komunistë. Parti Politike Shqiptare, që i dihej Nëna, por jo edhe Baba (Tatkoto). E cila, gjatë jetës politike lindi PDSH -ën dhe BDI -në. E, BDI -ja dhe PDSH -ja i lindi: Alencën për Shqiptarët, dhe Partinë Politike “Lëvizja BESA”. “Lëvizja “BESA”, Partinë Politike “Alternativa”. BDI -ja, kohën e fundit edhe “Grupin e Zjarrit” me të dy këmbët në pushtet. Edhe, në Shqipëri dhe Kosovë partitë tona politike shqiptare.

Tridhjetë vite me radhë në pushtet, skenën politike shqiptare, dhe Qeverinë e “vëllazërim – bashkimit”, duke u rrokullisur nëpër kabinete e ministri të njëjtit partizanë të pulave me poste partiake dhe vende pune. E, me Gjuhë Shqipe 20 %?! Vetëmse, çdo katër vite me moton partiake patetike: për “Ndryshime politike”!? Përditë, i ndërrojnë partitë politike si kurva burrat në Shtëpinë Publike: postet partiake, ministritë, dhe vendet e punës.

Edhe, i dalin zot “vëllazërim-bashkmit” në shtetin e “përbashkët”?!…

TË FUNDIT
18 orë
Marrëveshja e Konçulit
2 ditë
Koha që shqiptarët në MV të përfaqësohen ndryshe nga sa ka bërë për 20 vjet BDI-ja
2 ditë
Pritini kokën Albinit, por mos harroni interesin e Kosovës
2 ditë
Ramabaja: Edi Rama - ky inkarnim i Esat Pashë Toptanit
2 ditë
Kim Mehmeti: Piktori i përbuzi të gjithë votuesit e Kurtit

ME TE LEXUARA

18 orë
Marrëveshja e Konçulit

LEXO MË SHUMË

refik hasani

Marrëveshja e Konçulit

ali mehmeti

Koha që shqiptarët në MV të përfaqësohen ndryshe nga sa ka bërë për 20 vjet BDI-ja

andi-bushati

Pritini kokën Albinit, por mos harroni interesin e Kosovës

ramabaja sadri

Ramabaja: Edi Rama – ky inkarnim i Esat Pashë Toptanit

kim-mehmeti

Kim Mehmeti: Piktori i përbuzi të gjithë votuesit e Kurtit

kurti vucic rama

Dyfytyrësia e sjelljeve të Kryeministrit Rama: Nga ngrohtësia me Vuçiç te ftohtësia me Kurtin dhe pasojat për Kosovën

adnan azizi

Piskamat për pushtet, para dhe pisllëk!

nexhat

Diplomacia e globalizimit

adnan azizi

Azizi: Ata kishin vjedhur në shtëpinë e vet…

INFO

NA NDIQ