VMRO-DPMNE do të dorëzojë 40-të amendamente për pakon e ligjeve nga MSHIA, prej të cilave 21 për Ligjin për nëpunës administrativ

ina-online
ina-online

31/01/2024

Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së njofton se do të dorëzojë 21 amendamente për propozim-ligjin për nëpunës administrativ, i cili është në procedurë kuvendore dhe duhet të miratohet me procedurë të shkurtuar me flamur evropian.

Ligji do të debatohet sot për të dytën ditë në Komisionin kuvendor për Çështje Evropiane, ndërsa sindikatat dje kërkuan debat publik më të gjerë.

“Konkretisht për këtë ligj do të paraqesim 21 amendamente nga të cilat për fat të keq, për shkak të nxitimit ka aq shumë gabime teknike, që 15-të amendamente do të jenë vetëm për rregullim teknik, ndërsa gjashtë të tjerat janë amendamente thelbësore, nga të cilat një është propozim i LSM-së, ndërsa kjo është ende në kalkulimin e pagave të përfaqësohet paga minimale me të cilën në mënyrë lineare të rriten edhe të ardhurat tjera”, deklaroi pas takimit deputeti Bojan Stojanovski.

Për ligjet tjera të cilat janë pjesë e pakos së ligjeve të paraqitura nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së njoftojnë se do të paraqesin edhe 16-të amendamente, por nuk e përjashtojnë mundësinë e amendamenteve të intervenohet edhe në vetë Komisionin.

Për zëvendësministrin plotësues për Shoqëri Informatike dhe Administratë Stefan Andonovski, është për të ardhur keq që në fund të mandatit po shtyhet një ligj me flamur evropian, i cili, siç tha ai, ka pak lidhje me kriteret evropiane dhe nuk janë pranuar rekomandimet e Komisionit Evropian.

Ai ka shtuar se nuk ka qenë i ftuar në seancën e Qeverisë për shkak se nuk ka mundur të reagojë në lidhje me këto zgjidhje ligjore.

Sindikatat vazhdojnë të kërkojnë që të ketë një debat të gjerë për ligjin dhe përfshirjen e tyre në të.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski: Do të anëtarsohem në VMRO-DPMNE nëse do të arrijnë që maqedonasit t’i përfshijnë në Kushtetutën bullgare

IMG_9497

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

IMG_9496

IPIS demanton: Nuk kemi bërë anketë që u shpërnda sot

IMG_9478

Pritja e Taravarit në Strugë në hapjen e shtabit zgjedhor (Video)

IMG_9479

Selimi: Ndihma e shpejt në Shkup për herë të parë me shef shqiptar

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI me kandidatë për deputetë në njësitë 3 dhe 4, ja emrat?

Ilir-Demiri-921x614

Demiri: nuk do të ketë incizime pa radhë, terminet për rezonancë magnetike do të publikohen në “Termini im”

gordana-siljanovska-1392x899

Shkup: Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente e VMRO DPMNE-së

policia speciale maqedoni

Ish-kryetari i një komune në Maqedoni kapet nga policia si pjesë e një grupi kriminal

INFO

NA NDIQ