VMRO-DPMNE do të marrë pjesë në seancën e së premtes për ndryshimet kushtetuese

Picture of ina-online
ina-online

16/08/2023

Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të marrin pjesë në seancën plenare të së premtes mbi nevojën e hapjes së Kushtetutës dhe njoftuan se do të përsërisin qëndrimin e tyre kundër ndryshimeve kushtetuese.

Kjo u bë e qartë pas takimit të deputetëve me kryetarin e partisë Hristijan Mickoski, në të cilin u përcaktua një strategji për periudhën e ardhshme. Ata nuk zbuluan më shumë detaje, përveç se të premten do të paraqiten njësoj si në debatin e fundit të komisionit për nismën për ndryshime kushtetuese, ku ata vetëm njoftuan qëndrimin e partisë dhe vendosën të mos marrin pjesë në debat. VMRO-DPMNE i bëri thirrje qeverisë të mos vonojë dhe ta hedhë menjëherë pikën në votim.

“Qëndrimi ynë u tha edhe në Komisionin për Ndryshime Kushtetuese, ku argumentuam se shumica po shtyn një proces që nuk mbështetet nga qytetarët. Të njëjtën gjë do ta përsërisim edhe në seancë plenare. Kjo seancë do të jetë një mundësi e mirë për të parë gjithë opinioni i gjerë se qeveria ka gënjyer, manipuluar dhe shpërndarë mjegull mbi ndryshimet kushtetuese për një vit të tërë dhe se ata nuk janë as afër ndryshimeve kushtetuese,” deklaroi Nikolla Micevski – VMRO-DPMNE.

Koordinatori Nikolla Micevski theksoi se nuk ka presione ndaj deputetëve nga VMRO-DPMNE, por ka mbështetje nga qytetarët për të mos votuar ndryshimet kushtetuese.

Nga ana tjetër, LSDM përsëri i bëri thirrje opozitës që të përdorë, sipas tyre, mundësinë e fundit.

“Propozimi është dorëzuar nga Qeveria. Pres që të gjithë 120 deputetët ta vendosin veten në nivelin e detyrës, ta kuptojnë përgjegjësinë që kemi të gjithë para qytetarëve. Ndoshta kjo është mundësia e fundit e Mickoskit për t’u bashkuar me bllokun pro- evropian,” tha Fanica Nikollovska – LSDM.

Seanca plenare është caktuar për të premten në orën dhjetë dhe mund të zgjasë deri në dhjetë ditë. Por ekziston edhe mundësia që kryetari Talat Xhaferi ta ndërpresë atë, dhe vazhdimi të jetë kur të sigurohet shumicë prej dy të tretash. Më parë, debati në Komisionin e Çështjeve Kushtetuese përfundoi për dy orë, pasi opozita vendosi të mos marrë pjesë në debat. Ndryshe, sipas marrëveshjes mes Shkupit dhe Brukselit, mbledhja e dytë ndërqeveritare e procesit të negociatave me Bashkimin Evropian do të mbahet vetëm pasi bullgarët të futen në Kushtetutë.

TË FUNDIT
3 orë
Mitko Çavkov del nga burgu!?
3 orë
Filipçe: VMRO i poshtëron punëtorët, nuk ka rritje të pagave në asnjë sektor
3 orë
Goditen dy kompani të lojrave të fatit në Maqedoni, i merren licencat
3 orë
Në Maqedoni ka 7 zjarre aktive
4 orë
Kryeministri Mickoski merr rrogë 2.280 euro, ministrat dhe zv/ministrat 1.870 euro

ME TE LEXUARA

1 ditë
Huamarrja nga Hungaria/ Mickoski: Orbani mik i vërtetë, Hajredini dyshon për kapacitetet e shtetit që t’i menaxhojë huamarrjet!
10 orë
LIVE/Kjo është gjendja në pikat kufitare, pritje dhe kolona
4 orë
Kryeministri Mickoski merr rrogë 2.280 euro, ministrat dhe zv/ministrat 1.870 euro
1 ditë
Pa shqiptarët në të, Maqedonia jo vetëm emrin e flamurin, por do e ndryshonte edhe pamjen!
10 orë
Fluks i madh i makinave në Qafë Thanë

LEXO MË SHUMË

mitko

Mitko Çavkov del nga burgu!?

venko filipce

Filipçe: VMRO i poshtëron punëtorët, nuk ka rritje të pagave në asnjë sektor

kazino

Goditen dy kompani të lojrave të fatit në Maqedoni, i merren licencat

zjarr

Në Maqedoni ka 7 zjarre aktive

Mickoski Mexhiti

Kryeministri Mickoski merr rrogë 2.280 euro, ministrat dhe zv/ministrat 1.870 euro

burg

“Edhe Pablo Escobar rrinte në burg, këta jo”/Pandov: Mungonin 11 të burgosur në burgun e Shutkës

policia

Arrestohet një person nga Likova, i dënuar me mbi pesë vite burg

sedat-750x430-1

Sedat Rushani drejtor në Byron për Metorologji

cezme-uji

Aksion për pagesën e borxheve të ujit pa llogaritje të interesit deri më 31 korrik

INFO

NA NDIQ