VMRO-DPMNE do t’i ofrojë Qeverisë një set pako masash të cilat direkisht do të mbrojnë standardin e qytetarëve në kushte të rritje të çmimeve, transmeton Zhurnal.
Nga partia shtojnë se do të kërkojnë përmes Kuvendit të RMV-së, në vend 5% përqindje tatimore për importimin e prodhimeve për ushqime, të jetë 0%, dhe të mos paguhet fare tatim, ndërsa për ngrohje qendrore në vend 5% të mos ketë fare tatim.
“Këto kërkesa të jenë të vlefshme nga dita e sjelljes së ligjeve, përfshirë 31.12.2022. Gjithashtu do të kërkojmë vazhdimin e shkallës tatimore nga 5% për energji elektirke dhe pas 1 korrikut, si dhe do të kërkojmë uljen e akcizave për naftë dhe derivate të naftës për 50%”, potencojnë nga DPMNE.
Më tej do të kërkojnë nga Qeveria të shqyrtojnë propozimin të ulen tarifat doganore për prodhimet në industrinë ushqimore, masë me të cilën pritet të ulet çmimi përfundimtar i prodhimeve ushqimore.
“Qytetarët për periudhë të shkurtër u përballën me rritje të harxhimeve për jetë, çmimet e derivateve u rritën për 70%, energjia elektrike për 30% ndërsa produktet bazë si vaji, buka dhe qumshti mesatarisht për 30%. Inflacioni po e përbinë standardin dhe pagat tanimë nuk mjaftojnë”, potencojnë nga VMRO-DPMNE./Zhurnal