VMRO-DPMNE e di se vendbanimet shqiptare po zbrazen, pushteti po heshtë!

0

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE thonë se për shkak të paaftësisë së Qeverisë së Zaevit në Maqedoni po ndodh eksodi madh i shpërnguljeve të të rinjve.

Deputeti i kësaj partie Vllatko Gjorçev, nga foltorja e Kuvendit muaj më parë pyeti kryeministrin Zoran Zaev se çfarë ka punuar për shqiptarët e Maqedonisë, prej të cilëve siç tha Gjorçev, ka marrë vota.
Ai akuzoi Zaevin se ikja më e madhe e qytetarëve është në vendbanimet shqiptare.
“Do ua lexoj disa të dhëna të cilat janë shqetësuese. Konkretisht, Ambasada e Federatës së Republikës së Gjermanisë thotë dhe tregon se ka dhënë 75 viza në ditë, vëni re se kjo është rreth 1.500 të shpërngulur nga Republika e Maqedonisë vetëm për një vit. Për një vit po flasim për rreth 20 mijë njerëz, ndoshta edhe më shumë. Askush nuk e din numrin e vërtet”, tha Vllatko Gjorçev nga radhët e VMRO-së. Por nga ana tjetër, Qeveria ka heshtur për trendin e ikjes masive të të rinjve, sidomos atyre shqiptarë. Deri tani nuk janë ndërmarrë masa për të parandaluar këtë trend, edhe pse u paralajmërua rritja e rrogave,sidomos për mjekët. (INA)