VMRO-DPMNE: Edhe vetë Grubi e di se pas Drinit qëndron Ali Ahmeti

Picture of ina-online
ina-online

28/06/2023

VMRO-DPMNE edhe sot është marrë me nipin e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, lidhur me biznesin e tij, por ndërkohë kanë thumbuar edhe zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi.

“Nuk e dija dhe kam dëgjuar për bizneset e Drinit në televizion, me këto përgjigje Grubi mbron vendin me Aliun, por populli pret dorëheqje, hetim dhe përgjegjësi. Nuk ka shembull tjetër, jo në Maqedoni, por në botë, ku një person pa denar të investuar merr 39% në një qendër biznesi 30 milionë dollarëshe. Drin Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit, ka marrë 12 milionë euro pa investuar asnjë qindarkë”, thuhet në reagimin e sotëm të VMRO-DPMNE-së.

Ky reagim vjen pasi zëvendëskryeministri Artan Grubi mbrëmë në TV Sitel tha se nuk është i informuar për bizneset private të Drin Ahmetit dhe që ai mësoi për to nga televizioni.

“Vetë Grubi e di që pas Drinit qëndron Ali Ahmeti, ashtu siç i di mirë bizneset e tij, pse vetë qeveria, e cila nuk do të ekzistonte pa BDI-në, i dha me koncesion një hidrocentral të vogël. E ndërsa shqiptarët daja i të cilëve nuk është Ali Ahmeti po shpërngulen, Drini vetëm për shkak të shpirtit të tij sipërmarrës merr miliona dhuratë. Grubit dhe BDI-së nuk i beson më askush, ata janë demaskuar shumë kohë më parë dhe së shpejti do të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në reagimin e partisë më të madhe opozitare. (INA)

TË FUNDIT
8 orë
Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi
11 orë
Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur
13 orë
Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin
14 orë
Dorëhiqet drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, shkak presioni politik
14 orë
Sindikata e Gazetarëve të RMV-së: Ndalini konferencat për media në ambient të hapur në mes të valës së të nxehtit

ME TE LEXUARA

14 orë
26 zjarre në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut
14 orë
Rritet fluksi i hyrje-daljeve në Tabanoc

21 orë
Deri 41 gradë, ky është moti për sot
13 orë
Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin
20 orë
Mickoski: Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë rrugë me dy kahje, pyetja e vërtetë është pse Greqia nuk e respekton Marrëveshjen e Prespës
11 orë
Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur

LEXO MË SHUMË

ali ahmeti

Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi

Arben Fetai Qeveri

Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur

63cca913-aa66-4fdf-a82b-8dc41175a33c

Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin

natasha gaber

Dorëhiqet drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, shkak presioni politik

kameramedia

Sindikata e Gazetarëve të RMV-së: Ndalini konferencat për media në ambient të hapur në mes të valës së të nxehtit

Tabanoc kufi

Rritet fluksi i hyrje-daljeve në Tabanoc

zjarr sllupçan

26 zjarre në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Fronti evropian ali ahmeti

BDI porosi VLEN-it: I keni kaluar vijat e kuqe, do të përballeni me rezistencën e çdo shqiptari

foshnje bebe

Një foshnje e braktisur në sheshin e Velesit, kalimtari i rastit e dërgoi në spital

INFO

NA NDIQ