VMRO-DPMNE: Fitojmë shumicën e komunave

Picture of Ina Online
Ina Online

19/10/2025

Sipas të dhënave nga qendra analitike e VMRO-DPMNE-së, që në raundin e parë janë zgjedhur kryetarë komunash në Ohër, Shtip, Radovish, Sopisht, Resnje dhe Sveti Nikollë. Por pritet edhe Strumica.

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski, ka dalë në konferencë për shtyp, pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Ai tha se presin që VMRO-DPMNE të arrijë fitore të madhe në të gjitha komunat.

“Jemi në prag të një fitoreje të madhe për VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin. Do të fitojmë në shumicën e komunave. Sot, Maqedonia pati zgjedhje paqësore dhe të suksesshme, të cilat plotësojnë të gjitha kriteret për një proces të suksesshëm demokratik. Zgjedhjet më paqësore, dhe merita u takon qytetarëve. I falënderojmë qytetarët. Presim një rezultat të shkëlqyer zgjedhor dhe një fitore të madhe që do të jetë një festë e vullnetit të qytetarëve, dhe një mesazh për të gjithë ata që po e zvarrisin Maqedoninë drejt fundit, pa koncept dhe pa vizion”.

“Maqedonia ka vendosur t’i japë fund kësaj. Disa informacione që flasin për parregullsi i shohim si një strategji nga LSDM-ja për të kërkuar një alibi për humbjen e ardhshme zgjedhore. Pritet që ajo parti të fillojë të reformohet. Duam t’ju sigurojmë se fitorja do të jetë e pastër dhe e qartë, dhe kjo do të thotë një përgjegjësi për ne që nuk duhet ta tradhtojmë. Presim më shumë vota sesa në zgjedhjet e kaluara lokale në vitin 2021, por le të presim rezultatet”, tha Mucunski.

TË FUNDIT

Detonatorët në Leposaviq ndezin alarmin: Ekspertët paralajmërojnë skenarë destabilizues në veri të Kosovës

Durmishi: Në Shqipëri, Bullgari dhe Serbi paga minimale është më e ulët se në Maqedoni

Ky rezultat i duhet Kosovës sonte që të kualifikohet direkt në Kampionatin Botëror

Sa numra i ka Glauk Konjufca, ja çka thotë deputetja e VV- së

Clark godet sërish: Isha i përgatitur për çdo sulm që Serbia mund t’ia bënte Kosovës

Kongresi vendimtar i BDI-së: do sjellin risi apo rrezikojnë të shkojnë në histori?!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË