Partia opozitare VMRO-DPMNE ka reaguar lidhur me lajmin e lansuar nga Klan Maqedoni se gjoja kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka zhvilluar mbrëmë një takim me Hristijan Mickoski.
“Grubi nga Austria, duke bërë pazar në dyqanet luksoze Versace dhe Gucci, shpërndan me nervozizëm lajme të rreme për VMRO-DPMNE-në. Pyesim se si e di Artan Grubi i cili ndodhet në Austri (duke bërë pazar në një nga dyqanet luksoze të Gucci, Burberry dhe Versace) nëse Arben Taravari ka qenë në selinë e VMRO-DPMNE-së. Sot Taravari nuk ishte në VMRO-DPMNE dhe në të njëjtën kohë kuptojmë nervozizmin dhe frustrimin e Grubit për shkak të ditëve të shumta në pushtet”, thekson VMRO-DPMNE.
Sipas kësaj partie, Grubi në vend që të bëjë njoftime në emër të mediave dhe të keqpërdor si të ishte qendra e shtypit e BDI-së, herën tjetër mund të lëshojë një njoftim nga emaili i tij personal. Kjo parti ka publikuar edhe foton ku shihet Grubi në dyqanet e një qendre tregtare në Austri. (INA)