VMRO-DPMNE i kundërpërgjigjet Ahmetit: Nuk duhet të habitet se pse BDI akuzohet për korrupsion!

Picture of designer@fetishimedia.ch

01/02/2022

VMRO-DPMNE i është përgjigjur kreut të BDI-së Ali Ahmeti pas një video porosi që ky i fundit dje i përcolli partive më të mëdha maqedonase.

“Sa herë që Ali Ahmeti dëshiron të pëlqehet nga bashkësia ndërkombëtare në takimet e tij, ai heq dorë nga Kosova, lavdëron iniciativën e Serbisë për “Ballkanin e Hapur”, ku Kosova nuk përmendet dhe shpik një agjendë të gjelbër dhe sa herë që Ahmeti dhe Kovaçevski duhet të kalojnë tenderët dhe miliona në REK dhe Osllomej, Ahmeti bëhet patriot i shqetësuar dhe flet për Kosovën”, reagon VMRO-DPMNE.

Sipas partisë opozitare maqedonase, Ahmeti nuk duhet të habitet pse BDI akuzohet për korrupsion. “Përveç kontrollit në kutinë elektrik, ku ka një kabllo të lidhur ilegalisht, duhet të kontrolloni edhe personelin që ka qenë burim krimi dhe korrupsioni për 20 vjet. Agjenda e gjelbër e BDI-së dhe tema e të drejtave etnike të komuniteteve u shpik për ta mbuluar BDI-në në momentet kur ajo vjedh më së shumti nga njerëzit”, ironizon VMRO-DPMNE.

Më tej theksohet se sa më shumë të vjedhin BDI dhe LSDM së bashku, aq më i varfër është populli. “Nga blerja e naftës nga Kreshnik Bekteshi, deri te tenderët miliona për REK-un e Kovaçevskit që lanë vendin pa rrymë, zyrtarët e BDI-së dhe LSDM-së nuk guxojnë të jenë feudalë të paprekur me ligj, që pasurohen në kurrizin e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, theksoi Qendra për Komunikim e VMRO-DPMNE-së. (INA)

TË FUNDIT

Taravari: Populli zgjedh Aleancën për Shqiptarët! Shihemi në Tetor!

Shkyçja e numrit në rritje të qytetarëve nga ngrohja qendrore, do të ketë pasoja

“Higjiena Komunale”: Komuna e Çairit na ka borxh 7 milionë denarë

Taravarit i ik edhe një deputet – Mimoza Musa vazhdon me Arben Fetain në VLEN

Plas sherri në emision ‘live’: “Veç je femër se…” – debat i ashpër mes këngëtarit dhe ish-missit

Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

ME TE LEXUARA

1

Plas sherri në emision 'live': “Veç je femër se...” – debat i ashpër mes këngëtarit dhe ish-missit

LEXO MË SHUMË