VMRO-DPMNE i nisi negociatat me ZNAM – Stoillkovski: Ende nuk ka marrëveshje, bisedimet janë në frymë pozitive

Picture of INA
INA

26/05/2024

Krahas me koalicionin VLEN, VMRO-DPMNE filloi negociatat për pjesëmarrje në qeverinë e re edhe me partinë ZNAM të Maksim Dimitrievskit. Takimi i parë është zhvilluar mbrëmë në hapësirat e ZNAM, por për momentin nuk ka detaje konkrete për thelbin e bisedimeve. Jo zyrtarisht, në këtë takim të parë nuk është diskutuar për zgjedhjet kadrovike dhe ndarjen e resorëve, por pritet që në mbledhjen e radhës të hapet kjo temë.Siç thonë burime partiake për TV21, propozimi se sa do të marrë ZNAM nga torta qeveritare do t’i lihet VMRO-DPMNE-së dhe më pas partia e Dimitrievskit do të prononcohet se cilat janë qëndrimet e tyre. VMRO-DPMNE u përgjigj shkurt se për momentin ende nuk ka marrëveshje përfundimtare.“Ende nuk ka përgjigje përfundimtare. Atë që mund ta them është se negociatat zhvillohen në frymë pozitive”, tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE.

Pas takimit të djeshëm, nga ZNAM dolën me kumtesë ku thuhet se në takim është biseduar për përcaktimet strategjike, parimet politike dhe platformën politike për bashkëpunim.

“Lëvizja ZNAM-për Maqedoninë tonë, platformën e saj e themelon në shtyllat ideologjike të Lëvizjes Znam-Maqedonia bashkëkohore, demokratike, si shtet europian, i themeluar në vlerat e Kryengritjes së Ilindenit dhe KAÇKM-së, integrimi i vendit në BE në mënyrë të denjë, Maqedonia shtet ku mbizotëron e drejta dhe ka zero tolerancë për korrupsion. Në bisedat me përfaqësuesit e Lëvizjes ZNAM këmbëngulën që të gjitha përcaktimet të jenë pjesë e programit të qeverisë së ardhshme”, thotë ZNAM.

Nga VMRO-DPMNE dje njoftuan se negociatat që zhvillohen mes partnerëve të koalicionit për qeverinë e ardhshme janë në fazë të avancuar por se ende nuk ka marrëveshje përfundimtare me koalicionin VLEN. Qeveria e re pritet që të formohet deri më 20 qershor ndërsa të martën është caktuar seanca konstitutive në Kuvend.

Tv21

TË FUNDIT

Shkyçja e numrit në rritje të qytetarëve nga ngrohja qendrore, do të ketë pasoja

“Higjiena Komunale”: Komuna e Çairit na ka borxh 7 milionë denarë

Taravarit i ik edhe një deputet – Mimoza Musa vazhdon me Arben Fetain në VLEN

Plas sherri në emision ‘live’: “Veç je femër se…” – debat i ashpër mes këngëtarit dhe ish-missit

Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

Në Nerovë të Krushevës zgjidhje për objektin shkollor nuk ka, ndërsa bojkoti i nxënësve vazhdon

ME TE LEXUARA

1

Plas sherri në emision 'live': “Veç je femër se...” – debat i ashpër mes këngëtarit dhe ish-missit
1
Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

LEXO MË SHUMË