VMRO-DPMNE kërkon zgjedhje për të mundësuar hetim të pandërprerë të ngjarjeve në Onkologji

INA
INA

6 Shtator, 2023

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, e ka kritikuar sërish qeverinë për ngjarjet në Klinikën e Onkologjisë. Nga kjo parti thonë se “përkundër ekzistimit të një sistemi të përshtatshëm për trajtimin e pacientëve me kancer, Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së lejoi që njerëzit të vdisnin”.

Nga VMRO-DPMNE thonë se me skandalin e Onkologjisë janë shkelur më brutalisht të drejtat e njeriut.

“Abuzimi me citostatikët dhe terapinë në Klinikën e Onkologjisë është një krim me pasoja vdekjeprurëse. Abuzimi është një komplot kriminal për të vjedhur ilaç nga pacientët me kancer për t’i shitur në treg të zi. Aktivitete të tilla janë pothuajse të pamundura pa mbështetje politike. E gjithë kjo po ndodh në një situatë ku Klinika Onkologjike që nga viti 2017 ka sistem KATO për kontrollin e terapive për pacientët”.

“I njëjti sistem është mbyllur me ardhjen në pushtet të LSDM-së dhe BDI-së dhe emërimin e Arben Taravarit si ministër i Shëndetësisë. Dhe në vend të përgjigjes nga Taravari, heshtje për atë që ka ndodhur me sistemin. Ministri aktual Fatmir Mexhiti me një shpjegim të tipit “sistemi nuk është në bodrum, por i mbyllur në dhomë”!”.

“Pavarësisht se shumë kohë më parë, apo edhe dy vite më parë, kishte paralajmërim për zhvillime të tilla në Onkologjia, një shoqatë kriminale ende ekziston dhe drejton Klinikën e Onkologjisë. Paralajmërime nga shumë anë, ankesa nga pacientët, dokumente me një sërë parregullsish për punën e Onkologjisë nga Kontrolli i Shtetit dhe pa rezultat”, thonë nga VMRO-DPMNE.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Dritan Abazovic

Abazoviq tregon pse nuk martohet: Nuk jep askush vajzën, nuk di çfarë të them (VIDEO)

arber ademi

Ademi: BDI do ta mbështes ligjin për amnisti

edi rama

Mediumi “FT” del me korrigjim për intervistën e Ramës: “Toka e askujt”, e ka pasur vetëm për Veriun, jo për gjithë Kosovën

edita

Edita Tahiri reagon ashpër pas intervistës së Ramës në “FT”: Të hulumtohet origjina kombëtare e tij

Prokuroria

Vazhdon greva në prokurori – grupi i punës do të ketë afat prej 10 ditëve për arritjen e marrëveshjes

mickoski

Mickoski kërkon takim liderësh për zgjedhje

IMG_5720

Policët Shqiptarë në Amerikë, krijojnë fond humanitar për familjen e policit të vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku

biden

Komuniteti shqiptaro-amerikan letër presidentit Biden, shpreh shqetësim për rrezikun nga Serbia

IMG_5719

Politikani serb: Radoiçiq u mor vesh me autoritetet serbe, prandaj u lirua

INFO

NA NDIQ