VMRO-DPMNE: Kovaçevski i është nënshtruar tërësisht BDI-së

Iliria News Agency
Iliria News Agency

18 Prill, 2023

Kovaçevski, tërësisht i varur nga BDI, nuk i lejohet të thotë asnjë fjalë për krimin dhe mosrespektimin e shtetit, Kushtetutës, por edhe Marrëveshjes Kornizë nga Bujar Osmani, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

“Përderisa Osmani në një takim me kolegun e tij nga Spanja sillet në mënyrë të pahijshme ndaj Maqedonisë dhe poshtëron vendin në skenën ndërkombëtare, Kovaçevski vetëm turpërohej. Ai nuk guxon as ta dënojë, e aq më pak ta sanksionojë, sepse nëse e bën këtë të nesërmen, qeveria e tij do të bjerë dhe kështu ai nuk do të mund të qëndrojë në pushtet edhe një ditë dhe të vjedhë popullin.

E ndërsa Kovaçevski sillet ashtu siç është, thjesht vetëm kryeministër jo, Bujar Osmani nuk e respekton sundimin e ligjit dhe në një takim zyrtar me një ministër të një shteti tjetër, mori përsipër të flasë në gjuhën shqipe, edhe pse sipas Kushtetutës, e vetmja gjuhë zyrtare për përdorim ndërkombëtar në Maqedoni është gjuha maqedonase”, thonë nga partia.

Nga aty shtojnë se BDI dhe Osmani po e vendosin veten në hartë se mostoleranca etnike shkaktohet sa herë që dikush kërkon përgjegjësi për krimin e kryer, shkelje të Kushtetutës, ligjeve apo poshtërim të shtetit.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi opinion

Grubi për “Opinion”: Albin Kurti të merr “mësim” nga Ali Ahmeti

besar-durmishi

Durmishi: Grubi paska ardhur në Tetovë që të mësohet si shtrohet asfalti! (FOTO)

kameramedia

Aliu: Me ligjin e ri do të rregullohet liria e shprehjes në media

arben-taravari-ali-ahmeti

Heqja e 20%, ASH dhe BDI në vija të kundërta

arben taravari ash

A ka pakënaqësi në ASH dhe “Grup të Zjarrit”, flet Taravari (VIDEO)

????????????????????????????????????

Antikorrupsioni: Përdorimi i flamurit evropian është korrupsion politik

fatmir mexhiti

Ndërhyrje kirurgjike me ndihmën e robotit

Kushtetuta-MK-780x439-1-696x392-1

Kovaçevski do t’iа thotë VMRO-së planin për ndryshimin e Kushtetutës

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Qëllimi strategjik është të bëhemi anëtare e BE-së deri në vitin 2030, para nesh janë vendime politike që do të na hapin rrugën

INFO

NA NDIQ