VMRO-DPMNE: Kovaçevski ka qeveri të shkruar nga Zaev

Picture of designer@fetishimedia.ch

16/01/2022

VMRO-DPMNE sot sërish përmes një komunikate ka kritikuar formimin e Qeverisë së re nga LSDM, duke theksuar se legjitimiteti i qeverisë së Kovaçevskit ka humbur që në fillim.

Pengu Kovaçevski, siç thonë nga partia opozitare është instaluar nga mentori i tij Zoran Zaev. “Ai edhe në parti është njohur si përkrahës i Zaevit, i rrethuar me staf të vjetër dhe të rraskapitur dhe e shohim që edhe në qeveri është i rrëzuar. Zaev ia negocioi, përpiloi, dhe ia miratoi qeverinë e tij, ndërsa pengu Kovaçevski është vetëm një ekzekutues. Prandaj qeveria e pengut Kovaçevski është qeveri e zaevizmit me gjithë kontinuitetin e krimit, korrupsionit dhe paaftësisë”, thuhet në reagimin me shkrim të VMRO-DPMNE, përcjell INA.

Më tej theksohet se të njëjtët kuadro që e gjunjëzuan vendin, që rrënuan ekonominë, që krijuan një krizë të paparë energjetike, që e bënë Maqedoninë vendin më të korruptuar në Evropë me njerëzit më të varfër dhe më të pakënaqur, të njëjtat kuadro sot nuk mund të jetë një zgjidhje dhe e ardhme.

“Nëse shohim që në qeveri mbeten Spasovski, Nikollovski, Mariçiq, Bitiqi, Boçvarski dhe të gjithë kuadrot e BDI-së, është e qartë se me këtë qeveri Maqedonia do të zhytet në agoni edhe për disa muaj. Këta persona janë sinonim i paaftësisë që kanë qenë pjesë e ekipit të krimit të pushtetit të kaluar zaevist. Një qeveri e tillë nuk ka të ardhme dhe duhet të largohet sa më parë. Vetëm në zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të mposhtet plotësisht zaevizmi për të mirën e Maqedonisë”, thuhet në deklaratën me shkrim. (INA)

TË FUNDIT

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Kreshnik Bekteshi dhe dy ish-zyrtarë tjerë të Ministrisë së Ekonomisë

Xheneta i publikoi përgjimet telefonike pa autorizim, Driloni ndërmerr hapa ligjorë

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por…

Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

60-vjeçari nga Kumanova ka humbur jetën nga shpërthimi i një bombole gazi

ME TE LEXUARA

1

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por...
1
Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

LEXO MË SHUMË