VMRO-DPMNE: Kovaçevski ka votuar ”Pro” rrugës ”Adem Demaçi”!

INA
INA

14 Gusht, 2023

“PENDAROVSKI MBRON LSDM-në”

VMRO-DPMNE ka prezantuar pjesë të procesverbaleve të seancave qeveritare nga Marsi i vitit 2021, ku pretendojnë se Qeveria ka dhënë “dritë jeshile” që Qyteti i Shkupit, që atë kohë udhëhiqej nga Petre Shilegovi, të riemërojë rrugë, ura dhe objekte, njofton KlanM.

Opozita përmend seancat e 50 dhe 51 qeveritare, ku sipas tyre, I pranishëm ka qenë edhe Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në atë kohë Zv/Ministër për Financa.

“Kjo është informacioni nga ueb-faqja e Qytetit të Shkupit që faktikisht paralajmëron propozimin e Shilegovit dhe Qytetit të Shkupit ku qëndrojnë emrat e rinj të rrugëve ku do të gjenden “Bekim Fehmiu”, “Ibrahim Rugova”, “Adem Demaçi” dhe “Nënë Tereza”. Kjo është lista ku si propozim i 142 kalon ndryshimi I emrit të rrugës nga “Brigada e Dytë Maqedonase” në “Adem Demaçi” – tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Nga VMRO-DPMNE, sic njofton KlanM, kanë komentuar edhe kërkesën e Presidentit Stevo Pendarovski për inspektime dhe sqarime gjatë riemërimit të rrugëve.

“Stevo Pendarovski edhe një herë tregoi se është turp për pozitën që ushtron, vepron në mënyrë paushalle dhe i dezinformuar, me urdhër për të mbrojtur LSDM-në. Presim që pyetjet e njëjta t`ia drejtojë LSDM-së” – tha Stoilkovski.

LSDM-ja, sic percjell KlanM, vazhdon të insistojë se organizatorët e vizitës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Çair dhe Tetovë, janë partnerët joformal të Mickoskit. Sipas tyre, kreu I opozitës maqedonase, ende nuk ka dënuar mosintonimin e himnit kombëtar, mos vendosjen e flamurit e as që është prononcuar për provokimet. /KlanMacedonia/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vucic

Vuçiq tregon se sa forca i ka në kufi me Kosovën

Blerim-Latifi

Ikën cullak n’Serbi (FOTO)

Screenshot_2023-09-30-17-32-39-370-edit_com.facebook.katana

Pilotja amerikane që bombardoi Serbinë për 200 orë rresht

nato-1

Këto janë instrumentet e NATO-s për stopuar Serbinë

IMG_5631

REL: Vërehet lëvizja e një kolone ushtarake në jug të Serbisë (FOTO)

IMG_5630

Radojçiq shfaqet në publik, shkon në Ministrinë e Brendshme!

pendarovski-nato

Pendarovski: Mirë që Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria janë anëtarë të NATO-s, që të parandalohet konfrontimi ndërmjet ushtrisë së Kosovës dhe Serbisë

michael roth

Ushtria serbe afër kufirit të Kosovës, ish-ministri gjerman: Ku dreqin është BE-ja?

Screenshot_2023-09-30-13-54-28-023-edit_com.facebook.katana

Ish-eprori i FSK: Kryeministër Kurti mos u bë kaq i lig, shumë i lig

INFO

NA NDIQ