VMRO-DPMNE: Nëse LSDM ka dyshime tek anketat, shkojmë në zgjedhje dhe populli i tregon sondazhin më të saktë

INA
INA

29/05/2023

VMRO-DPMNE përmes një komunikate ka komentuar anketat e fundit të lansuara në media lidhur me rejtingun e partive politike.

“VMRO-DPMNE me epërsi të dyfishtë ndaj LSDM-së, Mickoski me epërsi të trefishtë ndaj Kovaçevskit. Nëse LSDM ka dyshime, ejani në zgjedhje, populli do t’u japë sondazhin më të saktë. Në të gjitha matjet e opinionit publik, LSDM po humbet në mënyrë katastrofike nga VMRO-DPMNE. Të njëjtën gjë tregon edhe sondazhi i fundit i bërë nga IPIS, në të cilin VMRO-DPMNE me 20% besim te qytetarët është pothuajse dy herë para SDS me 12.9% besim”, thotë VMRO-DPMNE.

Sipas kësaj partie, rejtingu që gëzon VMRO-DPMNE tek qytetarët është më i lartë se ai i përbashkët i LSDM-së dhe BDI-së.

“Nëse LSDM-ja dhe BDI-ja kanë pak dyshime për sondazhet, edhe pse thellë e dinë se po bëjnë edhe më keq në terren, atëherë le të shkojmë në zgjedhje, ato janë sondazhi më i saktë. Është evidente se populli kërkon ndryshime”, thekson kjo parti.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policija-kumanov

Tentime për blerje votash në Kumanovë, VLEN denoncon në polici dhe OSBE/ODIHR

odihr

“Presidencialet”, ODIHR nesër do t’i publikoj rezultatet e para

Pance Toshovski

Toshkovski: Nuk ka kurrfarë shkeljesh në procesin zgjedhor

policia-shkolla-bomba

Raportohet për organizim të transportit për votuesit, reagojnë nga Policia në Kumanovë

Untitled

Votoi Bujar Osmani. Ja mesazhi i tij

menduh

Votoi Kryetari i PDSH-Menduh Thaçi. Ja mesazhi i tij

zgjedhje maqedoni

Si duhet të reagojë qytetari nëse i mohohet e drejta e votës në Maqedoninë e Veriut?

Zgjedhje votime vota Maqedoni

Si është përqindja e votimeve nëpër komuna deri në ora 09:00

arsim sinani

Zgjedhjet presidenciale në RMV, Sinani: Do kemi një betejë të fortë

INFO

NA NDIQ