VMRO-DPMNE: Nuk do të lejojmë vendosje të kushteve që nuk kanë të bëjnë me kriteret e Kopenhagës

INA
INA

03/08/2023

Nga partia VMRO-DPMNE thonë se tani populli është i bashkuar dhe kërkon bashkim të fuqishëm kombëtar pas interesave kombëtare dhe shtetërore.
“Është qeveria ajo që injoron qytetarët e saj, i poshtëron dhe përpiqet t’i përçajë. Përpjekjet e dhunshme të qeverisë për të bërë ndryshime kushtetuese po godasin një mur. OBRM-PDUKM nuk do të lejojë ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar, të cilat nuk kanë të bëjnë me kriteret e Kopenhagës dhe janë nëpërkëmbje të dinjitetit të popullit të saj”, thonë nga VMRO.

Nga atje theksojnë se Maqedonia është në kërkim të një shansi të drejtë si të gjitha vendet e tjera që kanë hyrë në BE, e jo negociata të ngarkuara me narrativa dhe presione historike.

“Maqedonia është në kërkim të garancive institucionale evropiane se rruga evropiane do të jetë e parashikueshme, dhe jo një objektiv lëvizës që do të na shmanget vazhdimisht për shkak të kërkesave absurde retrograde të Bullgarisë.
Fatkeqësisht, kjo qeveri as kur negocionte dhe as kur pranonte nuk ndërtoi një konsensus kombëtar dhe shtetëror. Tani dëshirojnë ta imponojë atë si një fakt të kryer që Maqedonia duhet ta pranojë”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

derivate nafta dizeli benzin

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

oliver spasovski

Arma e lidhur me vrasjen e dyfishtë është e në ekspertizë, ndarja e më shumë informatave nuk është e mirë për hetimin, thotë Spasovski

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

Kovaçevski: Qeveria teknike është e rregulluar me Ligj, dihen ministritë që i takojnë opozitës

Naim Murseli Liridon

Dyshohet se ia shiti armën Naim Murselit: 30 ditë paraburgim për të arrestuarin e katërt për rastin e Liridona Ademajt

granit plavaa

Sulmohet në burg vrasësi i Liridona Ademajt, ka tentuar dhe vetëvrasjen

radojcic milan

Ngrihet alarmi pas urdhërarrestit ndaj Radoiçiqit/ Ky mund të jetë plani i Serbisë!

mickoski gerqec

LSDM: Skandal i ri, Mickoski në të njëjtën tavolinë me të arrestuarin për trafikim të 32 kilogramëve drogë nga Gërçeci

vmro-dpmne

OBRM-PDUKM: Talat Xhaferi është i padenjë për postin e kryeministrit

oliver spasovski

Spasovski: Inspektorët do të mbajnë përgjegjësi nëse vërtetohet se kanë shpërndarë informacione për vrasjen e Vanjës

INFO

NA NDIQ