VMRO-DPMNE nuk tërhiqet nga referendumi

VMRo-DPMNE thekson se është e vendosur për të organizuar referendumin lidhur me kundërshtimin e propozimit francez dhe marrëveshjes me Bullgarinë.

Kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski theksoi se po vijon konsultimet mbi këtë temë.

“Konsultimet me ekspertët dhe ato brendapartiake çojnë drejt asaj që e tha vetë presidenti Stevo Penadrovski dhe jemi shumë afër asaj përmbajte që ai e tha publikisht, unë pres që ashtu siç e tha në publik, nëse përphtuhet përmbajtja, thelbi i pyetjes së referendumit, Pendarovski të dalë publikisht me qëndrim dhe të thotë se do të dalë, bashkë me bashkëpunëtorët në referendum, do ta mbështetë, do të votojë, kuptohet të votojë sipas bindjes së tij, nëse duhet të vazhdojmë me këto kushte të diktatit ose nëse duhet të vazhdojmë në kushte më ndryshe, të cilat ne si VMRO-DPMNE dhe partitë e tjera opozitare, ose të tjera që janë në qeveri dhe deputetë me mendim të lirë, mendojnë se duhet vazhdojë Maqedonia” – deklaroi Mickoski. (INA)