VMRO-DPMNE pranon takim të liderëve për datën e zgjedhjeve, për Kodin Zgjedhor dhe për shfuqizimin e Qeverisë teknike

Picture of INA
INA

30/11/2023

Për VMRO-DPMNE-në takimi i liderëve është i pranueshëm për të hënën pas orës 11 ku do të diskutohet për saktësimin përfundimtar të datës së zgjedhjeve, pranimin e vëzhgimeve të OSBE/ODIHR-it, si dhe ofertën për shfuqizimin e qeverisë teknike, në këmbim që të mos ketë kryeministër teknik nga BDI-ja, deklarojnë sot nga partia opozitare.

“Nga mediat mësuam se kryeministri Kovaçevski për të hënën cakton takim lidershipi lidhur me zgjedhjet. Një komunikim i tillë përmes mediave për çështje kaq të rëndësishme është zgjedhja e tij. Është sigurisht e pranueshme një takim lidershipi për të hënën, në të cilin presim të diskutojmë përfundimisht për përcaktimin e datës së zgjedhjeve, pranimin e vëzhgimeve të OSBE/ODIHR-it, si dhe ofertën për shfuqizimin e qeverisë teknike, në këmbim që të mos ketë kryeministër teknik nga BDI-j, theksojnë nga VMRO-DPMNE.

Njëkohësisht, pasi që është vendosur që të komunikohet përmes mediave, partia kërkon që takimi të bëhet pas orës 11:00 të së hënës, pasi siç thonë ata, kryetari i VMRO-DPMNE-së ka mësime me studentët në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike ku punon si profesor i rregullt.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbrëmë në konferencën e përbashkët për shtyp me nënkryetarin e KE-së dhe përfaqësues të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borell tha se sot do t’u dërgojë ftesë për takim të gjithë kryetarëve të partive politike parlamentare si dhe deri te kryetari i Kuvendit. Si tema të takimit ai vuri në dukje integrimin evropian, zgjedhjet e rregullta presidenciale dhe parlamentare, si dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Pak ditë më parë ai tha se formati i takimit do të jetë i njëjtë me atë të mëparshme që u mbajt në Kuvend.

Është e sigurt se zgjedhjet parlamentare të vitit 2024 do të mbahen në maj, ndërsa raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale dy javë më parë.

TË FUNDIT
23 minuta
Dështon linja ajrore Shkup-Korfuz
1 orë
Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit! Orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta
1 orë
Krimi i organizuar/ Dy persona dyshohen për rryshfet – paraburgim për Gjykatësin e Supremes?!
2 orë
Ulet numri i udhëtarëve në transportin rrugor në tremujorin e parë në Maqedoni
2 orë
VMRO-DPMNE-ja pret që deri me 28 maj të formohet Kuvendi, qeveria deri në mes të qershorit

ME TE LEXUARA

1 ditë
Ndryshimet kushtetuese, Kasami: Për vullnetin e VMRO-së, duhet ta pyesni VMRO-në
18 orë
“Na tha publikisht – e kam zgjedh Artanin, nuk e jap” – Mexhiti thotë se “rezultati në Çair është rezultat i budallakive” të Grubit
2 ditë
Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit
4 orë
Shoferi 32 vjeç nga Kërçova humbi jetën në aksident trafiku
1 ditë
RMV, shtetas të huaj kanë denoncuar dy policë pasi kanë kërkuar ryshfet, janë marrë masa disiplinore

LEXO MË SHUMË

Aeroporti-i-Shkupit-780x439-1-750x430-1

Dështon linja ajrore Shkup-Korfuz

qytetare-1280x899

Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit! Orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta

Prokuroria

Krimi i organizuar/ Dy persona dyshohen për rryshfet – paraburgim për Gjykatësin e Supremes?!

treni stacioni hekurudhor shkup

Ulet numri i udhëtarëve në transportin rrugor në tremujorin e parë në Maqedoni

vmro

VMRO-DPMNE-ja pret që deri me 28 maj të formohet Kuvendi, qeveria deri në mes të qershorit

kredite denar

60.090 denarë i duhen një familjeje katërantarëshe!

ixhet memeti

Ixhet Memeti nuk ka imunitet

uji-vardar

Trupi i pajetë i një burri është nxjerrë nga Vardari në afërsi të Urës së Gurit, për momentin nuk dihet identiteti i tij

Polici-a-2-750x430

Shoferi 32 vjeç nga Kërçova humbi jetën në aksident trafiku

INFO

NA NDIQ