VMRO-DPMNE: Propozimi i Zaevit për qeverinë e zgjeruar tregon se është i frikësuar

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, thotë se propozimi i Zoran Zaevit për qeveri të zgjeruar është lëvizje që nuk kalon.

Ata thonë se Zaevi është njeri i frikësuar dhe qeveria e tij është e varur për fije.

“Njerëzit gjithnjë e më shumë po kundërshtojnë regjimin hibrid të LSDM, siç tregojnë sondazhet e fundit. Zoran Zaev do të pësojë një humbje bindëse. I frikësuar nga vlerësimi i ulët, Zoran Zaev po përpiqet të ndërhyjë në VMRO-DPMNE përmes lojërave në gjykatë së bashku me ish-zyrtarët e VMRO-DPMNE”.

“Çdo iniciativë pas së cilës është konfirmuar se Zaev qëndron drejtpërdrejt, nuk do të shpëtojë qeverinë e tij, e cila tashmë mezi po funksionon”, thonë nga VMRO-DPMNE.