VMRO-DPMNE propozoi emrat e 15 ministrave, ja kush janë?

Picture of Ina Online
Ina Online

16/06/2024

Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatar për përbërjen e Qeverisë së re, Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur sonte 15 propozimet e koalicionit “Maqedonia juaj” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, për ministra në qeverinë e re.

Propozimet kanë marrë mbështetje unanime për ta nga Komiteti Ekzekutiv dhe Qendror i partisë.

Ai shtoi se Qeveria e ardhshme do të përbëhet nga Koalicioni “Maqedonia juaj” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Koalicioni VLEN dhe ZNAM.

Për zëvendëskryeministër dhe ministër i transportit: Aleksandar Nikolovski, deputet në disa mandate dhe nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Për ministër të Mbrojtjes: Vlado Misajlovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së, udhëtar dhe ish-ministër i Transportit dhe Lidhjeve dhe ish Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Për Ministre të Financave: Gordana Dimitrieska Kochovska, përvojë në fushën e financave dhe operacioneve makroekonomike

Për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme: Timço Mutsunski, kryetar aktual i Komunës së Aerodromit dhe profesor në Fakultetin Juridik, ish deputet dhe zëvendësministër për shoqëri informatike.

Për Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale: Zlatko Perinski

Për Ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Transformimit Digjital: Stefan Andonovski, zëvendësministër shtesë aktual në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Për Ministrinë e Sportit – Borko Ristovski, hendbollist i njohur.

Për Ministrinë e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale: Sanja Bozhinovska, anëtare aktuale e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së dhe eksperte në energjetikë, me përvojë në kompani të mëdha në tregun e energjisë.

Për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave: Cvetan Tripunovski

Për Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit: Zoran Lutkov, aktor i njohur.

Për Ministrinë e Punëve të Brendshme: Pançe Toshkovski, ministër aktual i Punëve të Brendshme në qeverinë teknike.

Për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës: Vesna Janevska, profesoreshë e cila udhëhoqi Komisionin për Arsim të VMRO-DPMNE-së.

Për nënkryetar të Qeverisë për Sistemin Politik: Ljupço Dimovski, kryetar i Partisë Socialiste

Për zëvendëskryetar të Qeverisë dhe ministër i marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve: Ivan Stoiljkoviq, kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni.

Për ministër pa portofol: Shaban Saliu i cili do të jetë përgjegjës për integrimin dhe zbatimin e Dekadës së Romëve.

Propozimet, siç theksoi Mickoski, do të dorëzohet në Kuvend të martën, së bashku me programin e punës së Qeverisë, ndërsa votimi për Qeverinë e re pritet të bëhet në fundjavën e ardhshme, përkatësisht më 22-23 qershor.(INA)

TË FUNDIT

Vuçiç edhe sot sulmon Kurtin, u bën thirrje serbëve: E vetmja garanci që Kurti mos t’ju dëbojë!

Emigrantët shqiptarë në Itali presin Berishën deri në mesnatë në aeroportin e Romës (VIDEO)

Sylvinho ndalon në Romë, takon Hysajn, afron grumbullimi i parë

Presidentja Osmani apel qytetarëve për të votuar, shpreh mbështetje për kandidatët e rinj

G Bani e goditi Gjestin me shuplakë, reagon Stresi

Kurti: Përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për 4 vitet e ardhshme

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË