VMRO – DPMNE, sic njofton KlanM, nuk heq dorë nga ideja për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga partia opozitare, edhe sot e kanë pushtetin se ushtron presion ndaj deputetëve të shumicës parlamentare, të cilët janë për shpërbërje të Kuvendit dhe shkuarje të vendit në zgjedhje të parakoshme.
“Këto deputetë në Kuvend përballen me kërcënime direkte të llojit “nëse mbështetni zgjedhje do t’ju ndodhin gjëra të këqija juve dhe më të afërmve tuaj”, por edhe kërcënime indirekte përmes ndërmjetësuesve. Pushteti përdor grupe kriminele për frikësim dhe presion ndaj deputetëve, të cilët i shfrytëzonte gjithë këtë periudhë për biznese të dyshimta dhe aktivitete kriminogjene. Pushteti i LSD-së dhe BDI-së nuk zgjedh mjete që të që mbetet edhe disa muaj në pushtet”, thonë nga VMRO-DPMNE.
VMRO – DPMNE pretendon se, ka shumicën e nevojshme për shpërbërje të Kuvendit, pasi ka deputetë nga LSDM dhe BDI që do ta mbështesnin këtë. Por, sic percjell KlanM, LSDM përgënjeshtroi këto pretendime, duke thënë se kjo është vetëm retorikë e partisë opozitare, që e përsërisin disa herë viteve të fundit.