Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski kërkoi nga kreu i ASH, Arben Taravari të sqarojë se cili është faktori ndërkombëtar që kërkon hyrjen e ASH në Qeveri.
“Ne po kërkojmë publikisht Taravarin të thotë se cili është faktori ndërkombëtar që kërkon që Aleanca të hyjë në Qeveri”, tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari që kërkon koment nga VMRO-DPMNE për deklaratën e Taravarit ku thotë se. faktori ndërkombëtar kërkoi që ai të hynte në Qeveri.
Stoilkovski shtoi se Taravari duhet t’i përgjigjet qartë dhe me zë të lartë opinionit se cili është faktori ndërkombëtar që kërkon hyrjen e Aleancës në Qeveri. E nëse nuk thotë Taravari, do të thotë se ka një arsye tjetër pse dëshiron të hyjë në Qeveri.
“Nëse Taravari hesht dhe nuk thotë, do të thotë se Taravari nuk është i sinqertë dhe ka arsye tjetër pse dëshiron të hyjë në Qeveri”, ka theksuar zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së.(INA)