VMRO-DPMNE: Shifra alarmante me Kovid 19- Filipçe dorëhiqu!

0

Epidemia po merr përmasa dramatike. Numri I të prekurve arrinë në 30% të personave të testuar, kurse numri I viktimave është alarmante. Me këto të dhëna VMRO-DPMNE-ja edhe një herë ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipche duke thënë se ai tashmë nuk ka ide se si t`I arsyetojë politikat e gabuara.

MARIJA MITEVA – VMRO-DPMNE : “Duhet të përmendi se në këtë nivel të cënimit nga pandemia, Maqedonia fatkeqësisht ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë në Evropë në 1 milion banorë. Prandaj vlerësojmë se duhet të reagoni më seriozisht, duhet që dikush për këtë situatë aktuale të bartë përgjegjësi dhe duhet që njerëz më profesionistë t`I marrin vendet e anëtarëve të Komisionit. Venko Filipche DORËHIQU. Kaq ishte pressi”-