VMRO-DPMNE: S’ka ndryshime Kushtetuese – të shpallen zgjedhjet!

INA
INA

29/05/2023

Kryeministri Kovaçevski të dorëhiqet, komisionerët partiak në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese nuk do të marrin honorare të majme, kurse shteti do të kursejë para të Buxhetit.

Thirrja, sic njofton KlanM, vjen nga VMRO-DPMNE-ja, ku vazhdojnë të insistojnë se ndryshimet kushtetuese nuk do të ndodhin në këtë përbërje parlamentare.

“Dimitar Kovaçevski sa më parë ta dorëzojë për votim në Parlament çështjen e ndryshimeve kushtetuese, që të sheh se nuk ka shumicë dhe të shpallen zgjedhjet. Njëkohësisht në Kuvend ta dorëzojë dorëheqjen e nënshkruar” – tha Naum Stoilkovski.

VMRO-DPMNE akuzon se ekspertët që punojnë për ndryshimet kushtetuese, realizojnë dëshira partiake dhe ide që çojnë drejt ridefinimit të karakterit unitar të Maqedonisë.

“Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është I qartë, s`ka ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar. Ky është qëndrimi I 90% të popullit, por edhe qëndrimi i një pjese të deputetëve të LSDM-së” – tha Stoilkovski.

VMRO-DPMNE-ja, sic percjell KlanM, shprehet e bindur se eurointegrimet e Maqedonisë nuk do të shndërrohen në asimilim dhe fshirje të identitetit, kulturës dhe historisë maqedonase. /KlanMacedonia/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

f4369ab0-8bde-455d-8ade-31568e4496cf

Artisti Mustafa Imeri-Tafa i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit

Screenshot_2023-12-11-16-52-33-840_com.instagram.android-edit

Luizi fillon një projekt të madh në Shkup (video)

policia-kosoves

Kosovari erdhi për dasmën e vëllait, hodhi nga kati i 6-të i hotelit të dashurën argjentinase (FOTO)

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Rasti me shkollën në Çashkë tregon se ende nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsim

vucic kendon

Vuçiq eskalon, publikohet videoja ku këndon dhe kërcen me një këngë që feston vrasjet e policëve

fatmir mexhiti

Mexhiti: Brenda 6 muajve do të bashkohen klinikat, nuk do të ketë 66 drejtor dhe 33 këshilla drejtues

artan grubi

Grubi: Po përparon procesi i ndërtimit të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Janë përgatitur ndryshimet e kodit zgjedhor, Ministria e Drejtësisë jep detaje

Putin Yekaterina Duntsova

Kush është 40-vjeçarja që sfidon Putin, synon të rrëzojë nga froni kreun e Kremlinit

INFO

NA NDIQ