VMRO-DPMNE: Takimi në Tiranë për të shpëtuar karrierën politike dhe koalicionin LSDM- BDI

Picture of designer@fetishimedia.ch

12/01/2023

Sipas VMRO-DPMNE-së opozitare, takimi që kryetarët e partive të shqiptarëve patën të martën me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama nuk ishte një darkë e zakonshme me rastin e festave të Vitit të Ri.

Por sipas partisë opozitare maqedonase ishte një takim për të shpëtuar karrierën politike të kryeministrit Dimtiar Kovaçevski dhe partnerit të tij të koalicionit në Qeveri, Ali Ahmetit.

VMRO-DPMNE shtoi se kryeministri vlerësoi takimin, por nuk tha se çfarë u ofrua për të shpëtuar qeverinë.

“A duhet të pranojë Kovaçevski tradhëti të reja kombëtare, apo janë vënë në tryezë interesat e reja të biznesit të BDI-së? Le të inkurajohet pengu Dimitar Kovaçevski dhe le të tregojë se çfarë detyrash ka marrë nga Ali Ahmeti dhe Edi Rama. Pengu Kovaçevski do të pranojë gjithçka që do t’i japin, duke e ditur se vlerësimi i tij është brenda një gabimi statistikor dhe qytetarët çdo ditë e më pak i besojnë kësaj qeverie”, thuhet në komunikatën e partisë VMRO-DPMNE.

Në vend që të ketë takime në shtetet tjera, sipas VMRO-DPMNE-së, qeveria duhet të caktojë takime me qytetarët për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Takimi në Tiranë, nga ana tjetër, u vlerësua pozitivisht nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili tha se çdo takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama është i mirëseardhur sepse sipas kryeministrit ai është mik i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut dhe i dëshmuar. euroatlantist. (INA)

TË FUNDIT

Gjesti për Xhenetën: As sytë….

Dafina Zeqiri i kundërpërgjigjet Labit pas deklaratave të tij: Njerëz që doni të merrni pjesë nga historia ime

Konfirmohet koalicioni mes LVV-së e NISMA-s: Këto janë kërkesat e Limajt

Pritja e madhe për finalen e BBVA4: Njoftim i rëndësishëm nga familjarët e Gjestit

Jotova: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nuk janë të mbrojtura, kërkojmë…

283 raste me grip javën e kaluar në Maqedoni

ME TE LEXUARA

1

Jotova: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nuk janë të mbrojtura, kërkojmë...

LEXO MË SHUMË