Lista anketuese e liderit të LSDM-së, Venko Filipçe është rritur për 150 mijë euro në periudhë prej 2 vjet e gjysmë, pretendon VMRO – DPMNE-ja. Sipas përllogaritjeve që ka paraqitur partia në pushtet, Filipçe ka paraqitur në Komisionit për Antikporrupsion dy lista anketuese të ndryshme si ministër dhe si deputetët, të cilat nuk korrespondojnë njëra me tjetrën. Në listën anketuese të dorëzuar, kur ka qenë ministër i Shëndetësisë, siç tha zënëdhënësja e VMRO – DPMNE-së, Marija Miteva, ai ka paraqitur një shtëpi 464 m2 dhe një banesë 130 m2 dhe si pronë të përbashkët ka paraqitur një banesë tjetër 50 m2. Ndërkaq, si deputetë në vitin 2024, ai ka paraqitur pesë banesa, të cilat nuk i ka pasur të deklaruara derisa ka qenë ministrës.
Marija Miteva, VMRO-DPMNE
“Mund të kuptojmë se, Venko Filipçe ka shitur pronën që ka pasur kur ka qenë ministër dhe kjo nuk është kontestuese nëse nuk është në listën e re anketuese. Por assesi nuk mund të kuptojmë se si, në listën anketuese të deputetit Venko Filipçe janë gjendur 5 banesa në Shkup, për të cilat ka shkruar se i posedon para se të marrë funksionin e ministrit, ndërsa nuk i ka paraqitur deri sa ka ushtruar këtë funksion. Ftojmë Anktikorrupsionin që në afat sa më të shpejtë kohor, t’i përputh bazat e të dhënave nga listat anketuese të Venko Filipçes si ministër dhe Venko Filipçes si deputet”.
Ajo shtoi se, përllogaritjet e anketës së fundit anketuese të Filipçes të dorëzuar më 28 qershor të vitit 2024 në Antikorrupsion si deputet, tregojnë se ai posedon pronë në vlerë prej 850 mijë euro. Miteva akuzon Filipçen se fsheh dhe manipulon pronë në vlerë shumë të lartë. Në këtë drejtim, i bëri thirrje Prokurorisë Publike që të hetojë rastin.