VMRO-DPMNE: Zaevi po vrapon rrethin e fundit të pushtetit

0

VMRO-DPMNE ka komentuar ndryshimet dhe zgjedhjet e fundit brenda LSDM sa i përket nënkryetarëve si dhe kandidatëve për postet e ministrave dhe zv/ministrave.

“Zaevi është i dëshpëruar. I futur në krime dhe korrupsion kërkon ndihmë dhe mbështetje që ta largojë vëmendjen nga vetja. Ato me përvojë e shmangin sepse e dimë se i afrohet fundi dhe për këtë duhet t’i kthejë kuadrot me të cilët e ka krijuar koalicionin me krimin dhe mafien. Për këtë duhet të kërkojë ndonjë të ri dhe pa përvojë i cili do t’i besojë se tërë problemi ka qenë në”një kriminel, gazetari kapriçioz dhe pederasti”. Teatri i quajtur fshesa sot solli tërë pluhurin në Bihaqka. Zoran Zaevi i ka lënë në funksion Oliver Spasovskin, Muhamed Zekirin dhe Damjan Mançevskin. Zaevi dëshmoi se nuk e ka për qëllim ta reformojë LSDM-n”, thekson VMRO-DPMNE, duke shtuar se kjo parti po vrapon rrethin e fundit në pushtet. (INA)