VMRO-DPMNE zgjodhi kryesinë e re dhe nënkryetarët e rinj, figura të reja

Picture of designer@fetishimedia.ch

31/01/2022

VMRO-DPMNE ka dy nënkryetarë të rinj. Lideri i kësaj partie, Hristijan Mickoski theksoi se i pari është Timço Mucunski, i cili është kryetari i Komunës së Aerodromit.

Nënkryetare e re është Gordana Dimitrievska Koçovska, e cila ka magjistruar në ekonomi në Universitetin e Shkupit.

Vllado Misajlovski dhe Aleksandar Nikoloski vazhdojnë të mbajnë postet e nënkryetarëve, përcjell INA.

Sekretar i përgjithshëm vazhdon të jetë Gjorgjia Sajkoski, doktor i historisë. Sajkoski është anëtar i vjetër i VMRO-DPMNE-së, deputet në Kuvendin aktual. Detyra e tij është të organizojë partinë dhe të përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Anëtari i ri i Komitetit Ekzekutiv është analisti dhe aktivisti i vjetër i shoqërisë civile, Sasho Klekovski. Përvoja e tij është njëzet vjet punë në pozita drejtuese në sektorin civil. Ai është drejtori i parë ekzekutiv i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Anëtare e re e Komitetit Ekzekutiv është Maja Kadievska-Vojnoviç, ish-zëvendësguvernatore e Bankës Popullore të Maqedonisë dhe profesoreshë në Kolegjin Amerikan. Ajo ka qenë gjithashtu pjesë e Drejtorisë së Politikës Monetare dhe Kërkimit.

Në  përbërje të Komitetit Ekzekutiv është edhe docenti i shquar dr.Risto Simeonov, specialisti i kirurgjisë pediatrike, mjek që ka kryer transplantin e parë të veshkës tek një fëmijë në Maqedoni. Ai është edhe kryetar i Shoqatës së Kirurgëve Pediatër të Maqedonisë dhe anëtar i Shoqatës Evropiane dhe Botërore të Kirurgëve Pediatër.

Anëtar i ri i Komitetit Ekzekutiv është Dr. Mevmet Xhaferi nga Mavrova Rostuse. Ai është mjek i respektuar nga kjo komunë dhe aktivist i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski thotë se gjatë zgjerimit të Komitetit Ekzekutiv është kujdesur që t’i jepet mundësi stafit partiak që do të jetë forca e re që ka sjellë freski.

Anëtarë të rinj të Komitetit Ekzekutiv janë deputetët Eli Panova nga Strumica dhe Mile Lefkov nga Koçani. Të dy kanë diplomë juridike, deputetë shumë aktivë në këtë përbërje parlamentare dhe me punë të mëparshme në VMRO-DPMNE.

Anëtar i ri i Komitetit Ekzekutiv është Luke Galeski, drejtor aktual i Qendrës për Komunikim të VMRO-DPMNE-së që nga shtatori i vitit të kaluar. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik Jutinjan I, i specializuar dhe ka përvojë shumëvjeçare në media dhe komunikim korporativ, ndërsa më parë ka punuar si këshilltar qeveritar dhe ka qenë pjesë e kabinetit tim si kryetar i VMRO-DPMNE-së. Ai është këshilltar aktual i VMRO-DPMNE-së në qytetin e Shkupit.

Anëtar i ri i Komitetit Ekzekutiv është aktori Zoran Ljutkov, i cili është nga Velesi ku është edhe kryetar i këshillit komunal.

Anëtare e re e Komitetit Ekzekutiv është Marija Miteva, zëdhënësja aktuale e VMRO-DPMNE-së. Ajo është edhe Sekretare për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së, përndryshe Master në Drejtësi Biznesore. Anëtar i Komitetit Ekzekutiv vazhdon të jetë deputetja Rashela Mizrahi, Dr. Olga Lozanovska nga Manastiri.

Profesor dr. Trajko Sllaveski, i cili është edhe kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit, si dhe njeriu me përvojë të pasur pas tij, Vlatko Gjorçev, kryetari i komunës së Ohrit, dr. Kiril Peçakov, dhe Dr. Marija Andonovska, e cila po ashtu koordinator i grupit këshillues të VMRO-DPMNE-së në qytetin e Shkupit.

Sekretar i ri për bashkëpunim ndërkombëtar është Stefan Andonovski, i cili është edhe këshilltar aktual në qytetin e Shkupit.(INA)

TË FUNDIT

Motra e Gjestit reagon për herë të parë për konfliktet në familje, ja kujt i vë fajin

Mexhiti: Rruga e drejtë po bashkon forcat e sinqerta!

LD-së i bashkohen struktura të BDI në Saraj, mes tyre ish-zëdhënësi i Qeverisë

Ambasadori Walker bashkë me dy gazetarët Beqir Sina dhe Ilir Ikonomi nderohen nga Bashkia e Kavajës

Pse Albin Kurti është i pakrahasushëm me liderët e veneve fqinje?

VIDEO/ Gjesti iu kthehet banorëve të BBV4: Eglin e kam dashnore

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË