VMRO-ja nuk e do BDI-në në qeverinë e ardhshme, Osmani: Edhe Zaevi thoshte se do të jemi opozitë

Picture of INA
INA

06/11/2023

Deklaratat e eksponentëve të VMRO-DPMNE-së të cilët kanë thënë se nuk e duan BDI-në në qeverinë e ardhshme, nuk e kanë bindur partinë e Ali Ahmetit.

Sipas Bujar Osmanit, një paralajmërim të tillë kishte bërë edhe Zaevi, para zgjedhjeve të fundit.

“Kjo nuk ndodh për herë të parë. Mua më kujtohen deklaratat e Zoran Zaevit në mitingje kur thoshte “pse jo BDI në opozitë” dhe e dini se cili ishte rezultati më pas. Vërtetë kjo mënyrë e nxitjes së urrejtjes ndëretnike me qëllim që më pastaj të shfrytëzohet për pikë politike është shumë e rrezikshme për një demokraci multietnike. VMRO-së vetëm mund t’i them se për aq kohë sa është BDI-ja dhe Ali Ahmeti, shqiptarëve nuk do të ju mungojë asnjë qime”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

E koalicionimi me BDI-në, sipas VMRO-DPMNE-së, ishte pikërisht arsyeja që i uli rejtingun LSDM-së.

VMRO-DPMNE-ja kërkon të fitojë 61 deputetë në Kuvend në zgjedhjet e ardhshme, kurse për partner koalicioni thotë se preferon opozitën aktuale shqiptare. Sipas tyre, koalicioni me BDI-në nuk është opsion. Këto deklarata i bëri nënkryetari i partisë, Aleksandar Nikollovski, për Radion Evropa e Lirë.

“Pas zgjedhjeve një gjë është e sigurt dhe ajo është që qeveri me BDI-në s’do të ketë. Kjo udhëheqësi e BDI-së, për fat të keq, u kriminalizua në shkallën më të lartë të mundshme. Pothuajse nuk ka ditë pa aferë në të cilën janë edhe anëtarë të BDI-së. kjo është një sjellje të cilën askush s’mund ta tolerojë dhe që duhet të hetohet nga organet dhe jo të jetë pjesë e qeverisë”, tha Alekasandar Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Partia e Mickoskit e përjashton mundësinë e koalicionimit parazgjedhor me ndonjë parti shqiptare kurse pas zgjedhjeve, vendimi do të varet, siç thonë ata, nga programet politike. /Alsat

TË FUNDIT
5 orë
Shërbimi Sekret Amerikan: Trump është i sigurt. Nisin hetimet
5 orë
Incidenti në Pensilvani ku u plagos ish-Presidenti Trump, dyshohet për një të vdekur
5 orë
Krisma armësh në tubimin e Trump, largohet i gjakosur nga skena (VIDEO)
8 orë
Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi
11 orë
Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur

ME TE LEXUARA

5 orë
Shërbimi Sekret Amerikan: Trump është i sigurt. Nisin hetimet
20 orë
Mickoski: Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë rrugë me dy kahje, pyetja e vërtetë është pse Greqia nuk e respekton Marrëveshjen e Prespës
15 orë
Facebooku e Instagrami ia heqin kufizimet Donald Trumpit
20 orë
Samiti i NATO-s, shqetësimi për shëndetin e Biden hedh hije mbi samit
15 orë
DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë dhe rajon

LEXO MË SHUMË

trump-6-1

Shërbimi Sekret Amerikan: Trump është i sigurt. Nisin hetimet

IMG_4336

Incidenti në Pensilvani ku u plagos ish-Presidenti Trump, dyshohet për një të vdekur

IMG_4335

Krisma armësh në tubimin e Trump, largohet i gjakosur nga skena (VIDEO)

ali ahmeti

Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi

Arben Fetai Qeveri

Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur

63cca913-aa66-4fdf-a82b-8dc41175a33c

Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin

natasha gaber

Dorëhiqet drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, shkak presioni politik

kameramedia

Sindikata e Gazetarëve të RMV-së: Ndalini konferencat për media në ambient të hapur në mes të valës së të nxehtit

Tabanoc kufi

Rritet fluksi i hyrje-daljeve në Tabanoc

INFO

NA NDIQ