VMRO-ja pranon zgjedhje të dyfishta më 8 maj

INA
INA

18/10/2023

Për VMRO-DPMNE-në është e pranueshme të votohet së bashku edhe për zgjedhjet presidenciale edhe për zgjedhjet parlamentare më 8 maj të vitit të ardhshëm. Dita i bie e mërkurë dhe sipas opozitës maqedonase, kjo datë mund të dakordohet me partitë, pasi qeveria nuk lëviz nga qëndrimi i saj që zgjedhjet duhet të mbahen në afatin e rregullt. Më herët, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se 5 maji, e diel, është data e vetme për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në afat të rregullt, por llogaritjet partiake e zhvendosën ciklin zgjedhor për tre ditë, të mërkurën, sepse 5 maji është festa e Pashkëve.

“E vetmja javë ku raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare mund të përkojë është 5 maji, ndërsa në këtë ditë është festa e Pashkëve. Në të kaluarën kemi pasur praktikë, pra në zgjedhjet e fundit më 15 korrik 2020, që zgjedhje të kemi të mërkurën. Prandaj themi se 8 maji është sërish një afat i mundshëm kur mund të zhvillohen raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale së bashku me ato parlamentare”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE.

Sipas Mickoskit, VMRO-DPMNE-ja këmbëngul në zgjedhje të dyfishta kryesisht për arsye ekonomike. Ai informon se partia e tij tashmë ka propozimet e veta për përfaqësuesit në grupin ndërpartiak të punës, i cili do të diskutonte datën e zgjedhjeve dhe pret që këtë ta bëjë edhe LSDM-ja. Nënkryetari i BDI-së Bujar Osmani konfirmoi se data, siç thotë ai, do të jetë produkt i dialogut mes partive politike.

“BDI është më pak e shqetësuar për datat si një mundësi për të ndihmuar pozicionin e partisë, sepse në çdo kohë pozicioni ynë për momentin është i mirë. Unë mendoj se duhet ta shohim atë në kontekstin e reformës kushtetuese dhe jo në kontekstin se si partitë politike do të kenë interes nga ndonjë datë”, tha Bujar Osmani – Nënkryetar i BDI-së.

Megjithatë, ende nuk dihet se kur dhe në çfarë formati do të fillojë punën grupi ndërpartiak që do të negociojë datën e zgjedhjeve. 8 maji është data e fundit kur mund të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, duke pasur parasysh faktin se duhet të ketë 72 orë, përkatësisht tre ditë për ankesa në lidhje me procesin zgjedhor, ndërsa presidenti i ardhshëm i vendit duhet të inaugurohet më 12 maj. /Alsat.mk

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

fatmir mexhiti

Mexhiti: Në qeveri do ta ngre çështjen e të punësuarve me kontratë të përkohshme në MSH

derivate nafta dizeli benzin

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

oliver spasovski

Arma e lidhur me vrasjen e dyfishtë është e në ekspertizë, ndarja e më shumë informatave nuk është e mirë për hetimin, thotë Spasovski

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

Kovaçevski: Qeveria teknike është e rregulluar me Ligj, dihen ministritë që i takojnë opozitës

Naim Murseli Liridon

Dyshohet se ia shiti armën Naim Murselit: 30 ditë paraburgim për të arrestuarin e katërt për rastin e Liridona Ademajt

granit plavaa

Sulmohet në burg vrasësi i Liridona Ademajt, ka tentuar dhe vetëvrasjen

radojcic milan

Ngrihet alarmi pas urdhërarrestit ndaj Radoiçiqit/ Ky mund të jetë plani i Serbisë!

mickoski gerqec

LSDM: Skandal i ri, Mickoski në të njëjtën tavolinë me të arrestuarin për trafikim të 32 kilogramëve drogë nga Gërçeci

vmro-dpmne

OBRM-PDUKM: Talat Xhaferi është i padenjë për postin e kryeministrit

INFO

NA NDIQ