VMRO ka kritikuar sërish qeverinë për rastin në Onkologji, apostrofon Taravarin dhe Mexhitin!

Picture of INA
INA

06/09/2023

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka kritikuar sërish qeverinë për ngjarjet në Klinikën e Onkologjisë. Nga kjo parti thonë se “përkundër ekzistimit të një sistemi të përshtatshëm për trajtimin e pacientëve me kancer, Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së lejoi që njerëzit të vdisnin”.

Nga VMRO-DPMNE thonë se me skandalin e Onkologjisë janë shkelur më brutalisht të drejtat e njeriut.

“Abuzimi me citostatikët dhe terapinë në Klinikën e Onkologjisë është një krim me pasoja vdekjeprurëse. Abuzimi është një komplot kriminal për të vjedhur ilaç nga pacientët me kancer për t’i shitur në treg të zi. Aktivitete të tilla janë pothuajse të pamundura pa mbështetje politike. E gjithë kjo po ndodh në një situatë ku Klinika Onkologjike që nga viti 2017 ka sistem KATO për kontrollin e terapive për pacientët”.

“I njëjti sistem është mbyllur me ardhjen në pushtet të LSDM-së dhe BDI-së dhe emërimin e Arben Taravarit si ministër i Shëndetësisë. Dhe në vend të përgjigjes nga Taravari, heshtje për atë që ka ndodhur me sistemin. Ministri aktual Fatmir Mexhiti me një shpjegim të tipit “sistemi nuk është në bodrum, por i mbyllur në dhomë”!”.

“Pavarësisht se shumë kohë më parë, apo edhe dy vite më parë, kishte paralajmërim për zhvillime të tilla në Onkologjia, një shoqatë kriminale ende ekziston dhe drejton Klinikën e Onkologjisë. Paralajmërime nga shumë anë, ankesa nga pacientët, dokumente me një sërë parregullsish për punën e Onkologjisë nga Kontrolli i Shtetit dhe pa rezultat”, thonë nga VMRO-DPMNE.

TË FUNDIT

Ditë e gjatë gjykimi për Ramiz Merkon

VLEN: BDI-ja dhe patericat e saja po përdorin ngjarjet e dhimbshme si ajo e 27 prillit për të fituar pikë politike

Javën e ardhshme do të ketë takim midis Qeverisë së RMV-së dhe sindikalistëve

Luizi dhe Kiara po përfundojnë pushimet me këto fjalë

Deputeti Shaqiri në takim me babain e Albin Kurtit dhe veprimtarin Avni Dehari

Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË