VMRO kërkon dorëheqje dhe përgjegjësi penale nga Bujar Osmani

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17 Prill, 2023

VMRO DPMNE dhe Ministria e Punëve të Jashtme u përplasën për përdorimin e gjuhëve. Partia opozitare i bëri thirrje Bujar Osmanit që të japë dorëheqje, pasi në takimin e fundit me kolegun spanjoll, e ka përdorur vetëm gjuhën shqipe. VMRO-DPMNE kërkon edhe përgjegjësi penale për Osmanin, pasi siç shtojnë, e ka dëmtuar reputacionin e shtetit.

“Nga takimi zyrtar i Osmanit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës përmes konferencës për media, shihet qartë se Osmani përdor vetëm gjuhën shqipe, edhe pse është e qartë se cila është gjuha zyrtare e Maqedonisë për përdorim ndërkombëtar e përcaktuar me Kushtetutë. Kjo sjellje është shkelje e Kushtetutës së vendit, por edhe e vetë Marrëveshjes kornizë”, deklaroi Maria Miteva – zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, në konferencën për shtyp, Osmani e filloi fjalimin në gjuhën maqedonase, e më pas e përsëriti të njëjtën përmbajtje në gjuhën shqipe, që për të tashmë një periudhë të gjatë është praktikë.

Nga Ministria e Jashtme i mohojnë akuzat e opozitës. Nga atje thonë se gjatë festave të Pashkëve, VMRO-DPMNE-ja krijon tensione dhe ndarje etnike në shoqëri përmes përdorimit të gënjeshtrave dhe fakteve të sajuara.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

spasovski

Spasovski: Është rritur efikasiteti në zbulimin e kontrabanduesve të emigrantëve

vjosa

Osmani: S’kam plan të takohem me Vuçiqin, Serbia vazhdimisht ka shërbyer si satelit i Rusisë

zelenski-macron-makron

Macron thotë se lufta në Ukrainë është në një “moment të rëndësishëm”

gjobaa

183 gjoba në Shkup, 55 për tejkalim të shpejtësisë

shkupi

Turqia dhe Maqedonia, shpenzime më të ulëta për jetesë në Evropë

bit-pazar

Sot ndërpritet masa e Qeverisë për ngrirje të çmimeve

rron gjinovci

VIDEO/Gjinovci: Mendësia feudale jo vetëm në Kosovë, paramendoni Ali Ahmeti selinë e ka në një katund në Tetovë

mesiq stipe mesic

Mesiq: Nëse dikush mendon se Kosova mund të kthehet me luftë, ai është një i humbur

policia kosoves

Thirrja e dyshimtë për marshim drejt veriut, Policia – qytetarëve: Mos bini pre

INFO

NA NDIQ