VMRO-DPMNE kundër rrugës “Adem Demaçi”: S’ka asnjë lidhje me Shkupin

ina-online
ina-online

12 Gusht, 2023

Partia më e madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka dalur kundër emërtimit të rrugës së Çairit me emrin e atdhetarit “Adem Demaçi”.

Sipas kësaj partie, Këshilli i Qytetit të Shkupit para dy viteve pa asnjë debat, pa konsultim me qytetarët, në mënyrë të dhunshme emërtuan pothuajse 500 rrugë dhe ura dhe objekte të tjera në kryeqytet, përcjell INA.

A e dinë të paaftët nga qeveria e LSDM-së se kryeqytet i kujt është Shkupi, Maqedonia apo ndonjë shtet tjetër? Dje në Shkup, pa asnjë simbol maqedonas dhe me pompozitet të madh dhe në prani të një kryeministri të një shteti tjetër, rruga Brigada e Dytë Sulmuese Maqedonase u emërtua me emrin e luftëtarit kosovar Adem Demaçi.

Rruga mban emrin e Demaçit, i cili nuk ka pika kontakti as me historinë e Maqedonisë dhe as me Shkupin, por kishte ideale nacionaliste të lidhura me vende të tjera. Prandaj pyesim nëse këshilltarët e LSDM-së e dinin se për çfarë votonin në vitin 2021 në Këshill?“, reagoi partia maqedonase. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5169

ASH vetë apo me BDI-në në zgjedhje, përgjigjet Taravari

IMG_5169

Taravari: Lëvizja BESA ka rritje të elektoratit

vmro-mickoski

Kuzeska: Mickoski është kopje e Gruevskit

gjykata-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese nuk vlerëson kushtetutshmërinë e Marrëveshjes së Prespës

Gruevski Mickovski

Gruevski i kërkon anëtarësisë të mos i besojnë Mickoskit

Fatmir Mexhiti

Mexhiti në OKB: Përgjigjja kolektive në kohë pandemie ndërton sistem shëndetësor rezistent

driton iseni

Iseni: A duhet me ndrru emrin Goran për një avancim se me Driton s’pe do

librat-780x439

Arrihet marrëveshje, biblioteka e Tetovës nuk do të dislokohet

Bujar-Osmani-OKB

Rusia tentoi ta pengojë Osmanin para Këshillit të Sigurimit, Rama nuk e lejoi

INFO

NA NDIQ