VMRO për konfiskimin e telefonave të shtrenjtë: Po të mos ishte policia, dogana do ta fshihte këtë rast

ina-online
ina-online

14/03/2024

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, ka reaguar në lidhje me konfiskimin e disa telefonave, lap topëve dhe aksesorëve të ndryshëm nga ana e policisë.

Nga VMRO-DPMNE thonë se po mos të ishte policia, dogana do ta fshihte këtë rast, duke pyetur nëse drejtori Stefan Bogoev ka lejuar një veprim të këtillë.

“A lejoi Bogoev kontrabandë me 1200 kg telefona të shtrenjtë? Pse hesht Dogana për një skandal prej qindra mijëra eurosh? Në vend që Drejtoria e Doganave të njoftojë opinionin se policia në aksion ka penguar kontrabandën e telefonave, të cilët kanë kaluar nën kontrollin e tyre, kjo mësohet nga mediat. Domethënë një kombi plot me telefona të shtrenjtë, d.m.th. me pako të rënda 1.200 kg janë kapur në autostradën Petrovec – Shkup pasi kishte kaluar tashmë në doganë, e cila kishte regjistruar se po transportoheshin mallra të tjera e jo telefona”.

“Nëse nuk do të ishte aksioni i policisë, 1200 kg telefona të shtrenjtë do të kishin përfunduar në tregun e zi. Nëse bëni një matematikë të thjeshtë dhe konsideroni se në automjet kishte vetëm 1.200 telefona, të cilët do të shiteshin me një çmim prej 500 deri në 1000 euro, arrini në një shumë prej mbi gjysmë milioni deri në një milion euro. Kjo është një krim i rëndë, i cili është padyshim është bërë në bashkëpunim me autoritetet”, thonë nga VMRO-DPMNE.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

trupat britanike kosove

“Blindohen” kufijtë e Evropës, 20 mijë ushtarë në gatishmëri kundër Rusisë – ja “zona e nxehtë’ ku mund të nisë konflikti

lukaku

Lukaku e preferon kalimin në Saudi Pro League

google

Google do të fillojë të tarifojë për atë që përdorim çdo ditë?

Moti_26-780x470-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

gordana siljanovska davkova

VMRO-DPMNE mban tubimin e parë, Siljanovska – Davkova: Ne jemi europianët e vërtetë

rrjete sociale instagram facebook tik tok

Instagram po teston një veçori të re

guardiola

​Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë

bilall kasami

Kasami prezanton një prurje të re në Çair (FOTO)

dejvid daviv gir geer

Keqpërdoren 2.2 milionë euro para të BE-së! Ambasadori Gir pa koment, Dimova me akuza ndaj Zoran Zaevit

INFO

NA NDIQ