VMRO-DPMNE: Talat Xhaferi është i padenjë për postin e kryeministrit

INA
INA

11/12/2023

Nga VMRO-DPMNE thonë se për ta, Talat Xhaferi nuk është i denjë për postin e kryeministrit në qeverinë teknike.

Po ashtu nga kjo parti mes tjerash thonë se Xhaferi ka dezertuar nga Armata e Maqedonisë në vitin 2001, pas çka i është bashkëngjitur strukturave të UÇK-së.

“Dimitar Kovaçevski dhe LSD janë partnerë pakicë në qeverinë e BDI-së dhe Ali Ahmetit. Me mbështetjen e tij që Talat Xhaferi të jetë kryeministër, Kovaçevski konfirmoi atë që OBRM-PDUKM e ka thënë vitet e fundit, se është i gatshëm të pranojë gjithçka që BDI-ja dhe Ahmeti i ofrojnë, vetëm për të vazhduar bizneset dhe krimin. Talat Xhaferi është i padenjë për postin e kryeministrit teknik të qeverisë.

Talat Xhaferi nuk mund të pritet që të organizojë zgjedhje të ndershme dhe demokratike, sepse si kryetar i Kuvendit ka shkelur Rregulloren dhe procedurat, ka mbyllur derën e seancës plenare që të mos lejohen të flasin deputetët e tjerë dhe me këtë ka shkelur demokracinë.

Xhaferi nuk mund të jetë kryeministër sepse dezertoi nga Ushtria e Maqedonisë në vitin 2001. Xhaferi nuk mund të jetë kryeministër sepse bllokoi ligjin për “branitellët” maqedonas.

Talat Xhaferi është i padenjë për këtë pozitë sepse i gjithë opinioni në Maqedoni e dëgjoi se si ai iu drejtua parlamentarëve me sharje, fyerje dhe kërcënime. Në çdo vend normal, Xhaferi tani do të ishte dërguar në pension politik, e jo të emërohej kryeministër teknik i Maqedonisë. Vetëm dezertori Kovaçevski mund të pranojë një tjetër dezertor si Talat të menaxhojë qeverinë”, theksoi VMRO-DPMNE.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Talat Xhaferi

Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

Arjanit Hoxha ziadin sela zejdi

Si do të shkojë ASH-ja e Selës në zgjedhje? Zejdi është për bllok të gjerë politik, Hoxha i sigurt për koalicion fitues

arber ademi

Ademi: Brenda javës i unifikojmë pagat e profesorëve

Abdush demiri

KSHZ kompleton përbërjen e saj, Abdush Demiri bëhet anëtari i shtatë i saj

UT Universiteti tetoves

VLEN: BDI nxori në rrugë elitën intelektuale shqiptare

rasti-Sopotit

Sopoti – 21 vjet, rast klasik i montuar, 12 banorë me 156 vite burg, 6 agjentët fajtorë kurrë nuk u përgjigjën!

universiteti-i-tetoves-UT

Sindikata e UT-së kërkon nënshkrimin e marrëveshjes kolektive

marko-bislimoski-780x470-1

Bislimovski: Temperaturat e larta ditore do të ndikojnë në faturat e ngrohjes

Jovan mitreski

Mitreski: Do të propozojmë ndryshime në ligjin për arsimin e lartë, të gjithë të punësuarit do të kenë rritje të pagave

INFO

NA NDIQ