VMRO-PP kërkon që në ndryshimet e Kodit Penal të përfshihet amnistia për të dënuarit në rastin e “27 prillit”

INA
INA

15 Shtator, 2023

VMRO-Partia Popullore përmes një komunikate për media njofton se “para dy vitesh ka kërkuar ndryshime në Kodin Penal duke shtuar të reja për të reduktuar ambientet tashmë të mbipopulluara të burgjeve”.

“Pastaj ne dolëm me mendimin se është koha që ligjërisht të ndryshohet praktika aktuale e shqiptimit të dënimeve me burg pa dhënë një shans apo asnjë mundësi për të zëvendësuar apo shlyer atë dënim. Prandaj, ne propozuam shlyerjen e gjobës me një tarifë të përcaktuar nga shteti dhe se kjo duhet të zbatohet për gjobat “të buta”.

Me këtë masë në radhë të parë do të plotësohet buxheti i shtetit dhe njëkohësisht do të reduktohet mbipopullimi dhe numri i të burgosurve, që sot është më shumë se i lejuari, pra më shumë se numri i shtretërve të disponueshëm në ambientet e burgjeve”, thonë nga VMRO-PP.

“Duke qenë se ndryshimet e këtij viti në Kodin Penal nuk përfshijnë amnisti për pjesëmarrësve në ngjarjet e 27 prillit, VMRO-Partia Popullore propozon që në ligj të përfshihet shprehimisht amnisti për të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit. Me një akt të tillë, Maqedonia e Veriut do të tregojë vendosmëri dhe pjekuri për ta mbyllur atë rast dhe përfundimisht për të hapur një proces drejt pajtimit të brendshëm”, thonë nga atje./Telegrafi/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-09-22-00-08-01-741-edit_com.facebook.katana

Ndërron jetë Musadik Pajaziti i Grupit të Kumanovës

Screenshot_2023-09-21-23-35-55-588-edit_com.facebook.katana

Ringjallet “Ilirida”

higjiena komunale shkup protest

Këshilltarët e ASH-së rrëzojnë vendimin e Maznevës, rikthejnë në punë punëtorët e NPK “Higjiena Komunale” Shkup

IMG_5173

Kasami takim me Lazim Destanin, çka u dakorduan?

policia-1-1-1392x766

Dramë në Shkup: Përleshen fizikisht dy kinezë

harta-komunat-shqiptare-maqedoni

“Struga dhe Çairi më së paku premtime të mbajtura”/14 komuna shqiptare “nën thjerrën” e IDEA-s

IMG_5172

Fronti Evropian? – Hoxha: Nuk duhet hedhur si ide, jemi të hapur të bisedojmë!

IMG_5169

Taravari: Aleanca ka besueshmëri stabile në elektorat

IMG_5171

Spitali i Kumanovës me drejtore të re

INFO

NA NDIQ