Mobilizohen kundër Kosovës, heshtin për Serbinë, reagon VMRO-Popullore

Picture of INA
INA

14/08/2023

VMRO-Partia Popullore e udhëhequr nga ish-kryeministri Lubço Georgievski iu bashkangjitet dënimeve lidhur me paraqitjen e flamurit, sic thonë, me motive të të ashtuquajturës “Shqipëri të Madhe” gjatë vizitës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Tetovë.

Por, VMRO-Partia Popullore, sic thuhet në komunikatë, nuk mund të hesht ndaj, siç e quan, hipokrizisë shoqërore të patriotizmit të njëanshëm maqedonas ku për disa fqinj mobilizohet e gjithë shoqëria, kurse për të tjerët, në mënyrë kolektive bëhemi sikur nuk shohim dhe heshtim.

“Para dhjetë ditëve në Shtip, me rastin e 120-vjetorit të okupimit serb të Maqedonisë, pranë flamurit maqedonas dhe para përfaqësuesve të RMV-së, sekretari shtetëror serb, vendin tonë e quajti “Serbi e Vjetër” dhe “Serbia Jugore”, kurse maqedonasit serb që i kishin çliruar në luftën ballkanike. E njëjta gjë ishte përsëritur edhe në Kragujevac, ku ishte paralajmëruar se në shtator në Manastir do të hapet ekspozita për të ashtuquajturën “çlirimi i Maqedonisë” që në fakt paraqet okupimin më të rëndë në historinë e Maqedonisë – okupimin serb” – thonë nga VMRO Partia Popullore.

Kjo parti ërkon nga institucionet dhe intelektualët që të ndalojnë që në mënyrë të njëanshme të sulmojnë fqinj të caktuar, kurse të mbyllin sytë para shovinizmit të fqinjve tjerë, kurse fton Presidentin Pendarovski të zbatojë masat ndëshkimore për skandalin në Shtip ku Maqedonia u quajt “Serbi e Vjetër” dhe “Serbi Jugore”. (INA)

TË FUNDIT
15 minuta
Apasievi kundër Arben Fetait për zëvendëskryeministër i Qeverisë
17 minuta
Mickoski: Krenar Lloga kuadrot për drejtësi i kërkonte në Zajaz. Lloga ja si i përgjigjet
1 orë
I nxehti i madh – Rekomandohet shkurtim i orëve për filloristët
2 orë
Osmani: Gjithçka për shqiptarët duhet të kaloj përmes Frontit
2 orë
Mickoski të martën dërgon në Kuvend përbërjen e kabinetit qeveritar

ME TE LEXUARA

1 ditë
Bastisje në Veles, gjendet drogë dhe armë, arrestohen 4 persona
8 orë
Vazhdon vizita e presidentes Siljanovska- Davkova në Berlin në Konferencën për rindërtimin e Ukrainës
1 ditë
Gashi-Grigorjan: Nevojitet mbështetje konkrete për zbatimin e Strategjisë Zhvillimore Nacionale 2024-2044
6 orë
Siljanovska Davkova takoi presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier
1 ditë
Qeveria e re deri më 20 qershor, bëhen të ditur disa nga emrat e ministrave

LEXO MË SHUMË

IMG_2930

Apasievi kundër Arben Fetait për zëvendëskryeministër i Qeverisë

mickoski hristijan

Mickoski: Krenar Lloga kuadrot për drejtësi i kërkonte në Zajaz. Lloga ja si i përgjigjet

shkolle klase

I nxehti i madh – Rekomandohet shkurtim i orëve për filloristët

Bujar Osmani

Osmani: Gjithçka për shqiptarët duhet të kaloj përmes Frontit

Mickoski

Mickoski të martën dërgon në Kuvend përbërjen e kabinetit qeveritar

william walker uoker kurti

Walker: Jam këtu për të festuar me të gjithë shqiptarët e komunitetet tjera

IMG_2927

Naser Hani, atdhetari nga Veleshta që i dha shumë shqiptarisë

rifat1

Rifat Jashari: Është derdhur shumë gjak për liri – dhimbje s’ka, veç krenari

vlen gashi kasami mexhiti taravari

Brenda VLEN-it arrihet kompromisi për resorët, MEPSO i kalon LD-së së Izet Mexhitit

INFO

NA NDIQ