VMRO-PP: Në asnjë rast nuk pranojmë mohimin e plotë të Korridorit 8! Bartësi kryesor politik i këtij korridori ishte pikërisht VMRO-DPMNE

Picture of INA
INA

07/08/2024

Partia VMRO-Partia Popullore ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të autoriteteve ekzekutive në lidhje me projektin e Korridorit 8, përcjell TV21. Nga VMRO-Partia Popullore thonë se janë të gatshëm t ë pranojnë ndryshime në projekt, por assesi nuk pranojnë anulimin e plotë të projektit në fjalë.

“Korridori 8, pra lidhja hekurudhore e Maqedonisë së Veriut dhe infrastruktura e plotë në rrugën Shqipëri-Bullgari, ka qenë një përcaktim strategjik i Maqedonisë së pavarur që në fillimet e demokratizimit dhe krijimit të saj. Bartësi kryesor politik i këtij korridori ishte pikërisht partia VMRO-DPMNE me nënshkrimin e saj në vitin 2002. Përfundimi i Korridorit 8 do të thotë plotësimi i peshës reale të rëndësisë gjeostrategjike të vendit tonë. Në të njëjtën kohë, është një mundësi e paparë për zhvillimin ekonomik të vendit, sepse përfaqëson jo vetëm një lidhje ekonomike me Bullgarinë, por edhe një lidhje me Turqinë si dhe gjithë Lindjen e Mesme, një lidhje me Rumaninë, Ukrainën si zonën post-sovjetike. Nga lindja nuk paraqet vetëm lidhje me Shqipërinë, por është rruga më e shkurtër për në të gjithë Evropën Jugore dhe Afrikën Veriore. VMRO-Partia Popullore shpreh keqardhjen që “udhëheqësit” e sotëm të Maqedonisë, për shkak të rinisë së tyre, nuk e kujtojnë se Maqedonia në fillim të viteve të 90-ta ishte viktimë e embargos që përjetuam në korridorin “Veri-Jug” dhe që në atë moment ne u shpëtuan si vend falë korridorit “Lindje-Perëndim”. Prandaj VMRO-Partia Popullore konsideron se anulimi politik i këtij projekti është i barabartë me diversionin e pavarësisë së shtetit maqedonas. Sa i përket pjesës tekniko-financiare të vërejtjeve të qeverisë aktuale, besojmë se sigurisht që ka vend për të përmirësuar trasenë, që në fakt është ndryshuar disa herë, si dhe për të reduktuar financat që do të shpenzohen për përfundimin e hekurudhës. Të gjitha ndryshimet pozitive në aspekt tekniko-financiar nga VMRO-Partia Popullore do të jenë të mirëpritura, por në asnjë rast nuk mund të pranohet mohimi i plotë i Korridorit 8”, thuhet në deklaratën e partisë./tv21.tv

TË FUNDIT
22 minuta
“Branitellat”, Mickoski: LSDM-ja e propozoi ligjin për të krijuar tensione etnike
23 minuta
Dioqeza deklarohet për Kishën në Gallatë: Banorët një herë u dëmtuan në 2001, të gjendet zgjidhje paqësore në kuadër të ligjit
1 orë
Zbardhet rasti i plagosjes së 25-vjeçarit në Haraçinë
2 orë
Si u kthye Maqedonia e Veriut, fabrikë e prodhimit të lajmeve të rreme
2 orë
VLEN: BDI dhe LSDM nxitojnë të sjellin ligjin e "branitellave" për të shpëtuar nga korrupsioni politik

ME TE LEXUARA

13 orë
Mexhiti: Milionerët e Frontit-BDI, pinjollët e komunizmit dhe Levica fashiste kanë bashkuar forcat për destabilizim
23 orë
Mexhiti: Maqedonia synon që deri në vitin 2050 të heqë dorë nga përdorimi i thëngjillit për nevojat energjetike
19 orë
Isen Shabani: Komuna e Vrapçishtit u sulmua nga një grup kriminel që bëri akt terrorist
1 ditë
Banorët e fshatit Gallatë distancohen nga ndodhitë në Kishën “Shën Petka”
13 orë
Granit Osmani: BDI e pagoi familjen e kriminelit, Johan Tarçullovski

LEXO MË SHUMË

Hristijan Mickoski

“Branitellat”, Mickoski: LSDM-ja e propozoi ligjin për të krijuar tensione etnike

isen shabani

Dioqeza deklarohet për Kishën në Gallatë: Banorët një herë u dëmtuan në 2001, të gjendet zgjidhje paqësore në kuadër të ligjit

Haracina-780x439-1

Zbardhet rasti i plagosjes së 25-vjeçarit në Haraçinë

fake news

Si u kthye Maqedonia e Veriut, fabrikë e prodhimit të lajmeve të rreme

deputetet vlen 2

VLEN: BDI dhe LSDM nxitojnë të sjellin ligjin e “branitellave” për të shpëtuar nga korrupsioni politik

mexhiti izet voa

Mexhiti: Gjuha shqipe është dhe mbetet për përdorim zyrtar (VIDEO)

wizzair

Wizzair do të ndërpres linjat nga Këlni për në Shkup dhe Tiranë

Arsim sinani

Arsim Sinani: Deputetët shqiptarë të pozitës dhe opozitës,në vend se të zihen, ta përdorin parimin e Badinterit

granit osmani

Granit Osmani: BDI e pagoi familjen e kriminelit, Johan Tarçullovski

INFO

NA NDIQ