VMRO: Pushteti si orkestër e pa sinkronizuar

INA
INA

29/07/2023

E duke komentuar brifingun e sotëm me gazetarët në të cilën ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se mungojnë edhe 8 deputetë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, opoiztarja VMRO-DPMNE e quajti pushetin se po vepron si një orkestër e pasinkronizuar.

“Çdo dalje e Bujar Osmanit në skenën publike është më qesharake dhe më kontradiktore se ajo e mëparshmja. Një herë thoshin se kanë shumicën për ndryshime kushtetuese, ndërsa tani thonë se u mungojnë vetëm 8 deputetë. E vërteta është se në vend të kësaj po shfaqen deputetë të shumicës në pushtet, duke përfshirë edhe ata të LSDM-së, të cilët janë kundër ndryshimeve kushtetuese në kushte të tilla dhe nën diktat bullgar. Në fakt, ka mosmarrëveshje edhe në BDI. Talat Xhaferi thotë se ndryshimet kushtetuese mund të mos votohen në gusht, Bujar Osmani thotë tjetër gjë. Ata duken si një orkestër e pasinkronizuar. Lërini të ulen dhe të pajtohen së pari në mes tyre. Opinioni e sheh se sa herë që Kovaçevski, Osmani apo Mariçiq dalin në publik dhe flasin me nervozizëm për ndryshimet kushtetuese, kjo do të thotë se ndryshimet kushtetuese janë gjithnjë e më larg. E vetmja gjë e sigurtë është se zgjidhja janë zgjedhjet e parakohshme në të cilat qytetarët do të vendosin në mënyrë sovrane se cili koncept është i pranueshëm për ta. Edhe Osmani, edhe Kovaçevski nuk duhet të kenë frikë nga përballja me popullin”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

azir aliu

Ministri Azir Aliu sjell 5 ligje të rëndësishme për reformën në administratë dhe transformimin digjital

Palevski palco

Së shpejti do të bëhet ekstradimi i Palevskit/ Do të qëndrojnë në paraburgim në Turqi deri sa t’i dorëzohet RMV-së

foto-autostrada-korridori-8

Shpronësohen 45 parcela përgjatë Korridorit 8/ Grubi: Projekti do të realizohet sipas dinamikës së paraparë

paraburgim-1

Maqedonia pa bazë ligjore për dënimin me vdekje, burgimi i përjetshëm mbetet dënimi më i lartë

cigar-elektronike1

Shifra shqetësuese për duhanpirjen te minorenët/ 12,4% nga mosha 13 deri 15 vjeç konsumojnë duhan

artan grubi

Grubi: Do të mbulohen shpenzimet e rrugës për administratën shtetërore në vlerë prej 50%

vrasja ekuador remzi azemi

Vrasja në Ekuador e shqiptarit, arrestohet në Maqedoni i shumëkërkuari

Halil Snopce

Kuvendi i ASH-së ende nuk ka caktuar mbledhje/ Snopçe: Mund të ketë dallime, por do të jemi të unifikuar

ministria financave e maqedonise

Vendimi për pagat shkakton revoltë tek të punësuarit në Ministrinë e Financave

INFO

NA NDIQ