VMRO-DPMNE: Taravari zëdhënës rezervë i BDI-së!

INA
INA

11 Gusht, 2023

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, gjatë një prononcimi për TV21, kishte theksuar se ai tashmë ka biseduar me struktura të VMRO-DPMNE-së, ku ka propozuar që kjo parti të mbështesë fazën e parë të ndryshimeve Kushtetuese respektivisht nevojën e këtyre ndryshimeve, e më pas të shkohet në zgjedhje të parakohshme kurse fituesi i këtyre zgjedhjeve të obligohet ta vazhdojë miratimin e ndryshimeve kushtetuese si njëfarë garance se do të vazhdohet rruga e evropiane, percjell KlanM.

VMRO-DPMNE nuk e komentoi dhe as që u përgjigj nëse kanë shqyrtuar këtë propozim, duke e quajtur Taravarin zëdhënës të BDI-së.

“Do të thoja se është mirë që zëdhënësi rezervë i BDI-së, Arben Taravari, të merret me tema lokale dhe me problemet e Gostivarit, pasi është e qartë se nuk i shkojnë për dore çështjet qendrore”, deklaroi Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-së.

VMRO-DPMNE, sic njofton KlanM, është pyetur edhe ta komentojë deklaratën e Ambasadores së SHBA-së në Shkup, se është lajmi i rremë mundësia për rinegocionimin e kornizës negociuese.

“VMRO-DPMNE lufton dhe angazhohet për gjasa korrekte dhe për mbrojtje të identitetit dhe veçantisë maqedonase dhe këto janë kërkesa legjitime dhe do ta vazhdojmë këtë luftë”, tha Stoilkovski.

Këto komente zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, I bëri gjatë press-konferencës ku shtruan pyetjen se ku është Teksti i Deklaratës për Ilindenin duke pretenduar se LSDM-ja ose ka frikë ose I është ndaluar ky dokument. VMRO-DPMNE, sic njofton KlanM, thotë se LSDM-ja kishte paralajmëruar një Deklaratë për nder të 120 vjetorit të Kryengritjes së Ilindenit. /KlanMacedonia

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia-maqedonise-598x330

Aksident i rëndë në fshatin Kamjan. Një i vdekur i moshës 18 vjeçare dhe një i lënduar

Screenshot_2023-10-02-23-10-48-452-edit_com.android.chrome

Aliti: Ahmeti ka biseduar me Kovaçevskin për Ligjin e UÇK-së (video)

Screenshot_2023-10-02-22-04-57-428-edit_com.android.chrome

Gjeneral Lama: Aleksandër Vuçiqi, komandant i paaftë dhe frikacak…

LSDM SDSM

LSDM: Nuk rritet çmimi i energjisë elektrike, nga dhjetori rikthehet tarifa e lirë ditore

bilall kasami

Kasami paralajmëron prurje të reja në Lëvizjen BESA: Bashkohuni në kalanë e shpresës dhe dinjitetit!

universiteti-i-tetoves-UT

Rreth dy mijë studentë të rinj i filluan studimet në njësitë akademike të Universitetit të Tetovës

arber ademi

Ademi: Opozita e bashkuara, zëdhënëse e VMRO-së!

Arbri 05

FNT SkupiFestival Shkup së shpejti do të fillon edicionin e tij të 17 të me radhë

fatos reka arjanit hoxha

Hoxha priti në takim ambasadorin e Fatos Reka

INFO

NA NDIQ