Në fillim të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022, disa analistë parashikuan rënien e Kievit në duart e forcave ruse brenda tre ditësh. Por kjo nuk ndodhi.
putin lufta
Ndërsa lufta hyn në vitin e tretë, Presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet që dështimin fillestar të ushtrisë ruse ta shndërrojë në një avantazh, duke shpresuar tek zbehja e ndihmës së Perëndimit për Ukrainën, ndërsa Moska vazhdon trysninë ushtarake në vijat e frontit. Kjo qasje afatgjate e zotit Putin po ndikon negativisht edhe brenda Rusisë, sepse konflikti po dëmton rëndë Rusinë, duke shteruar burimet e saj ekonomike, ushtarake dhe duke nxitur tensionet sociale.
Megjithatë, vdekja e udhëheqësit të opozitës ruse, Alexei Navalny shërben si një kujtesë rrëqethëse e goditjes së pamëshirshme të Kremlinit ndaj kundërshtarëve të tij politikë.
Në fillim të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022, disa analistë parashikuan rënien e Kievit në duart e forcave ruse brenda tre ditësh. Por kjo nuk ndodhi.
Ndërsa lufta hyn në vitin e tretë, Presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet që dështimin fillestar të ushtrisë ruse ta shndërrojë në një avantazh, duke shpresuar tek zbehja e ndihmës së Perëndimit për Ukrainën, ndërsa Moska vazhdon trysninë ushtarake në vijat e frontit. Kjo qasje afatgjate e zotit Putin po ndikon negativisht edhe brenda Rusisë, sepse konflikti po dëmton rëndë Rusinë, duke shteruar burimet e saj ekonomike, ushtarake dhe duke nxitur tensionet sociale. Megjithatë, vdekja e udhëheqësit të opozitës ruse, Alexei Navalny shërben si një kujtesë rrëqethëse e goditjes së pamëshirshme të Kremlinit ndaj kundërshtarëve të tij politikë.
Në fillim të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022, disa analistë parashikuan rënien e Kievit në duart e forcave ruse brenda tre ditësh. Por kjo nuk ndodhi.
Ndërsa lufta hyn në vitin e tretë, Presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet që dështimin fillestar të ushtrisë ruse ta shndërrojë në një avantazh, duke shpresuar tek zbehja e ndihmës së Perëndimit për Ukrainën, ndërsa Moska vazhdon trysninë ushtarake në vijat e frontit.
Kjo qasje afatgjate e zotit Putin po ndikon negativisht edhe brenda Rusisë, sepse konflikti po dëmton rëndë Rusinë, duke shteruar burimet e saj ekonomike, ushtarake dhe duke nxitur tensionet sociale. Megjithatë, vdekja e udhëheqësit të opozitës ruse, Alexei Navalny shërben si një kujtesë rrëqethëse e goditjes së pamëshirshme të Kremlinit ndaj kundërshtarëve të tij politikë.
Në fillim të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022, disa analistë parashikuan rënien e Kievit në duart e forcave ruse brenda tre ditësh. Por kjo nuk ndodhi.
Ndërsa lufta hyn në vitin e tretë, Presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet që dështimin fillestar të ushtrisë ruse ta shndërrojë në një avantazh, duke shpresuar tek zbehja e ndihmës së Perëndimit për Ukrainën, ndërsa Moska vazhdon trysninë ushtarake në vijat e frontit. Kjo qasje afatgjate e zotit Putin po ndikon negativisht edhe brenda Rusisë, sepse konflikti po dëmton rëndë Rusinë, duke shteruar burimet e saj ekonomike, ushtarake dhe duke nxitur tensionet sociale. Megjithatë, vdekja e udhëheqësit të opozitës ruse, Alexei Navalny shërben si një kujtesë rrëqethëse e goditjes së pamëshirshme të Kremlinit ndaj kundërshtarëve të tij politikë.
Ukraina ka ndërmarrë sulme të guximshme ndaj terminaleve dhe rafinerive të naftës thellë brenda Rusisë, si dhe ndaj mjeteve të detare dhe ajrore në rajonin e Detit të Zi, duke i dhënë goditje të rënda aftësive ushtarake të Moskës.
Forcat ukrainase fundosën dy anije sulmuese amfibe ruse dhe një luftanije dhe kanë sulmuar bazat ajrore në Krime, duke shkatërruar objektet e radarëve dhe avionë në Detin Azov dhe dëmtuan rëndë një qendër komanduese të forcave ajrore ruse dhe disa objekte të rëndësishme të shërbimeve ruse të zbulimit.
Zyrtarët perëndimorë vlerësuan efikasitetin e sulmeve ukrainase, duke vënë në dukje se Kievi ka përdorur me zgjuarsi burimet e tij të kufizuara për të shkatërruar rreth 20 për qind të Flotës ruse në Detin e Zi, duke i dhënë fund efektivisht mbizotërimit detar të Moskës atje.
Ministria britanike e Mbrojtjes, në një raport të fundit mbi gjendjen e luftës, tha se sukseset e Ukrainës detyruan marinën ruse të kufizojë ndjeshëm operacionet në perëndim të Detit të Zi, duke lejuar Kievin të zgjerojë eksportet e tij bujqësore pavarësisht tërheqjes së Moskës nga një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB, që garantonte sigurinë e eksporteve ukrainase të grurit.
Presidenti Putin, i cili pritet të fitojë një mandat tjetër gjashtëvjeçar në zgjedhjet presidenciale të 15-17 marsit, po përpiqet të konsolidojë mbështetjen publike duke e cilësuar konfliktin si një luftë kundër Perëndimit ekspansionist, që ka armatosur Ukrainën në një përpjekje për të dobësuar Rusinë.
Ndonëse ai pretendon se publiku mbështet në masë të madhe atë që Kremlini e quan “operacion special ushtarak” në Ukrainë, çarje të reja janë shfaqur në sistemin politik të vendit.
Mijëra rusë ndenjën në radhë të gjata në temperatura të ulëta në shumë qytete për të nënshkruar peticionin në mbështetje të kandidaturës së Boris Nadezhdinit, një politikan liberal që premtim kryesor të fushatës së tij kishte përfundimin e luftës në Ukrainë. Ndërsa zoti Nadezhdin u ndalua përfundimisht nga pjesëmarrja në zgjedhje nga zyrtarët zgjedhorë, të cilët shumë firma i shpallën të pavlefshme, shfaqja masive e mbështetjes për opozitën turpëroi Kremlinin.
Në një shenjë tjetër të shfaqjes së ndjenjave kundër luftës, gratë e disa ushtarëve të rekrutuar gjatë një mobilizimi të pjesshëm jopopullor në vjeshtën e vitit 2022 kërkuan lirimin e tyre nga shërbimi i detyruar ushtarak.
Por Putini ka vazhduar të vendosë kontrollin total në vend. Policia arrestoi qindra njerëz thjesht për vendosjen e luleve për nder të Alexei Navalnit, vdekja e të cilit i dha një goditje të rëndë opozitës tashmë të dëmtuar.
Verën e kaluar, Presidenti Putin u përball ndoshta me sfidën më serioze në qeverisjen e tij gati çerekshekullore, kur shefi i forcave mercenare Yevgeny Prigozhin urdhëroi kompaninë e tij ushtarake private të marshonte drejt Moskës për të rrëzuar udhëheqësit e lartë ushtarakë të vendit. Rebelimi i shkurtër përfundoi me një marrëveshje që parashikonte vendosjen e mercenarëve në Bjellorusi, aleate e Rusisë. Zoti Prigozhin vdiq në një aksident të dyshimtë avioni dy muaj më vonë, që u konsiderua gjerësisht si hakmarrje e Kremlinit.
Vdekja e tij forcoi autoritetin e Putinit dhe çimentoi besnikërinë mes elitës, por incidenti tregoi brishtësinë e pushtetit të Kremlinit.
Pavarësisht sfidave, potenciali i madh ekonomik dhe ushtarak i Rusisë i jep Putinit aftësinë për një luftë të zgjatur.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov thotë se konflikti ka zgjatur më shumë se sa pritej për shkak të ndërhyrjes perëndimore. “Operacioni special ushtarak mund të zgjasë pak më shumë, por kjo nuk mund të ndryshojë rrjedhën e gjërave”, tha ai.
Mark Galeotti, drejtues i organizatës “Mayak Intelligence” thotë se “nuk ka një rezistencë të qartë ndaj Putinit” për shkak të “një shteti policor të vendosur fort dhe të përhapur atje për ta mbrojtur atë”.
“Pra, ne nuk duhet të presim që në një të ardhme të afërt trysnia të shkaktojë rrëzimin e tij nga pushteti”, tha analisti Galeotti. “Por nga ana tjetër, ne gjithashtu duhet ta pranojmë se kapaciteti i tij për t’iu përgjigjur krizave të papritura është zvogëluar në mënyrë të ndjeshme.”/VOA