VOA/ Escobar: Sot dhe nesër duhet të arrihet pajtimi për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës

INA
INA

6 Qershor, 2023

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar tha të martën se pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës duhet të arrihet sot dhe nesër.

Ai i bëri këto komente pas takimeve me udhëheqësit e institucioneve dhe partive politike në Kosovë bashkë me të dërguarin e posaçëm evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, gjatë të cilave thanë se ulja e tensioneve, mbajtja e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe në veri dhe kthimi në tryezën e bisedimeve janë kërkesat e tyre kryesore.

Zoti Escobar tha se të premten ai dhe zoti Lajçak duhet t’u raportojnë udhëheqësve të tyre nëse ishin të suksesshëm apo jo, ndërsa paralajmëroi pasoja në rast dështimi.

“Për Kosovën, do të dërgojë një sinjal të fuqishëm se Kosova nuk është e interesuar të bashkërendohet me ne dhe mendoj se kjo do të ishte për keqardhje. Meqë ra fjala, jo Kosova por kryeministri. Dua ta bëj shumë të qartë se ne nuk e shohim këtë si një ndikim afatgjatë në marrëdhënien tonë por veprimet e ndërmarra ose jo mund të kenë disa pasoja që do të ndikojnë një pjesë të marrëdhënies”, tha zoti Escobar.

Ai e cilësoi ‘hutues’ qëndrimin e qeverisë së Kosovës kundër këshillave amerikane për të mos dërguar me forcë kryetarët shqiptarë të komunave në veri që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit të bojkotuara nga partitë serbe. Ai tha se ka sfida në marrëdhëniet dypalëshe që kanë të bëjnë me kryeministrin Albin Kurti dhe i quajti të dhimbshme mendimet se Shtetet e Bashkuara po i drejtojnë marrëdhëniet dhe angazhimin tonë për Kosovën në dobi të Serbisë.

“Ne nuk i kemi të njëjtat marrëdhënie me Serbinë si me Kosovën. Serbia nuk është kandidate për anëtarësim në NATO, ajo po kalon një kohë sfiduese në integrimin e vet evropian dhe ne prisnim që Kosova të jetë shumë më larg. Shuma e parave që ne i përdorim për të mbështetur institucionet tuaja, duke përfshirë sigurinë tuaj përmes KFOR-it, nënkupton që kemi një marrëdhënie tjetër. Kjo nuk do thotë që nuk e mbajmë Serbinë përgjegjëse për disa gjëra që po ndodhin dhe ua kemi bërë shumë të qartë se sulmet ndaj KFOR-it janë të papranueshme”, tha zoti Escobar.

Ai tha se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë menjëherë marrëveshjen ë arritur ne Bruksel dhe në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Nga Kosova pritet themelimi i Asociacionit të komunave më shumicë serbe, tha ai duke nënvizuar se ai do të ndodhë por çështja është me kënd dhe sa gjatë duhet pritur.

“Ne e dimë se si duhet të duket Asociacioni dhe e dimë si nuk duhet të jetë. Kemi nevojë të fillojmë tani. Mund ta kemi statutin në një ditë nëse duam. Nuk e kuptoj vonesën. Për mua, Kosova duhet ta përcaktoj veten jo nga Serbia por nga vlerat e saj, nga marrëdhëniet e saj jo me 6 milionë banorë të Serbisë por 700 milionë banorë të komunitetit euro-atlantik. Dhe ende sa herë flasim me këtë kryeministër dhe zëvendësin e tij, e tëra për çfarë duan të flasin është Serbia”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara duan të flasin për integrime më të mëdha të Kosovës, tha zoti Escobar.

“Pra, me Asociacionin në kushte evropiane për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, unë e kam platformën me të cilën mund të shkojë te vendet tjera evropiane dhe të them ‘ata e kanë bërë çdo gjë që u është kërkuar” dhe duhet të ecim përpara për më shumë përfitime për Kosovën. Nuk mund ta bëjë këtë nëse Kosova nuk e përmbushë pjesën e saj të marrëveshjes”, tha ai./VOA

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

xhezair shaqiri

Trim nuk bëhesh duke imituar filmat e Holivudit, por lind

rozeta hajdari

Grabitet shtëpia e ministres së Qeverisë Kurti

rashiq

Rashiq: Unë dhe familja ime më të sigurtë jemi në Kosovë se në Serbi

jarinje kufi kosove serbi merdar

Një javë nga sulmi terrorist në veri – pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak ende të mbyllura

Wiliam-walker

Walker: Pse u lejua të largohej grupi i armatosur i Banjskës?

ritchie-torres

Kongresisti Torres: Serbia t’i tërheqë menjëherë forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën

IMG_5646

Pas publikimit të pamjeve, reagon kryeministri Kurti – ka këtë mesazh!

shaip kamberi

Kamberi reagon pas sulmit ndaj një familje shqiptare në Medvegjë

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

INFO

NA NDIQ