Voglushi nga Lagja e Trimave në Kumanovë i dhuroi këpucët e tij për fëmijët në Shqipëri

0

Edhe shqiptarët e Kumanovës ishin mobilizuar për të ndihmuar familjet e shumta të prekura nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë javën e kaluar. E në Lagjën e Trimave të këtij qyteti, një vogëlush katërvjeçar, Andi Miftari, ka dhuruar këpucët e tij për fëmijët në Shqipëri. Ky veprim i tij me siguri do të gëzojë ndonjë moshatarë të tij. /Gazeta Lajm/