Volkswagen nis prodhimin e super-veturës

0

Gjiganti gjerman Volkswagen ka filluar zyrtarisht prodhimin serik të automjetit të tij elektrik ID.3, si pjesë e përpjekjeve për t’u bërë lider botëror në lëvizjen elektrike.
Në ceremoninë e fillimit të prodhimit të fabrikës në qytetin gjerman Zwickau, morën pjesë, ndër të tjera, drejtori i Përgjithshëm i VW Herbert Dies dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, raporton CNBC, transmeton lajmi.net.
Në një fjalim, fragmentet e të cilave u botuan në internet, Dies tha se modeli ID.3 do të sigurojë “një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e ‘e-mobilitetit’”.
“Kjo do ta bëjë lëvizjen individuale të gjelbër të arritshme për miliona njerëz dhe është një pikë kthese për kompaninë tonë në rrugën drejt neutralitetit të klimës deri në vitin 2050”, shtoi Dies.
Model ID.3 pritet të nisë “pothuajse njëkohësisht” në tregjet evropiane verën e ardhshme, me versionin bazë që kushton më pak se 30,000 euro në Gjermani.
VW planifikon të nxjerrë “gati 70 modele elektrike të reja” deri në vitin 2028, dhe do të shpenzojë mbi 30 miliardë euro për të elektrizuar portofolin e automjeteve të saj deri në vitin 2023.
Kompania njoftoi javën e kaluar se të ardhurat nga shitjet e saj nga janari deri në shtator arritën 186.6 miliardë euro, me 6.9 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.