Von Cramon: Koha t’i hiqen masat Kosovës

ina-online
ina-online

08/11/2023

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka deklaruar se Raporti i Progresit për Kosovën thekson progresin në shumë fusha reformuese, përfshirë reformën zgjedhore dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Von Cramon ka përmendur edhe konfirmimin e Komisionit që kosovarët do të udhëtojnë drejt BE-së pa viza që nga janari 2024.

“Raporti për Kosovën thekson progresin në shumë fusha reformuese, përfshirë reformën zgjedhore dhe luftën kundër krimit të organizuar. Komisioni gjithashtu ka konfirmuar se qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë lirshëm drejt BE-së që nga 1 janari 2024!”, ka shkruar ajo.

Eurodeputetja gjermane ka thënë se zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të kaluara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe normalizimi i raporteve me Serbinë si dhe reformat në sundim të ligjit, përfshirë drejtësinë janë kyçe në rrugën e Kosovës për në BE.

Në fund, raportuesja për Kosovën në PE thotë se është koha që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

collage-10-600x360

“Kjo është hajgare, unë nuk jam fetar hiç”- Sabit Geci mohon se e ndërroi emrin dhe fenë

collage-10-600x360

Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci ndërron emrin dhe fenë

Ana Baerbock

“Paqja në Ballkan varet nga një fije”- Gjermania shton trupat në Kosovë

Euro metali

Prodhonin dhe qarkullonin para false, arrestohen 6 persona në Prishtinë

Adem Jashari

Letra e fundit e Adem Jasharit (VIDEO)

ana baerbock

Kryediplomatja gjermane: Do të dërgojmë 150 trupa shtesë në KFOR

flamuri-kuq-e-zi

4 mijë 268 persona në Kosovë e kanë emrin Flamur

arbnora fejza flamuri

Shqiptarja nga Kosova synon rekord të ri në Guiness me flamurin gjigant kuqezi në origami (FOTO)

albin kurti vlore

Albin Kurti: Të punojmë për idealet e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit

INFO

NA NDIQ