Von der Leyen nis sot turin në kryeqytetet e Ballkanit, sot në Shkup, nesër në Prishtinë

INA
INA

29/10/2023

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot do të nisë një vizitë katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi të lëshuar nga Zyra e Bashkimit Evropian.

Vizita e saj nis me Shkupin, ku pritet të takohet me krerët e lartë shtetëror, kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe presidentin Stevo Pendarovski, por edhe përfaqësuesit e partive kryesore në vend.

Në fokusin e vizitës në Shkup do të jenë ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë procesit të negociatave për anëtarësim, por njëkohësisht do të diskutohet edhe ndihma e BE-së në planin e mbështetjes së vendit në përballimin e krizës elektroenergjetike, zbatimin e reformave si dhe çështje tjera me prioritet në kuadër të planit të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Von der Leyen, nesër do të jetë në Prishtinë ku do të zhvilloj takime me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Pas vizitës në Prishtinë, Von der Leyen pasdite do të udhëtojë për në Beograd. Atje ajo do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe me kryeministren, Ana Brnabiq.

Presidentja e KE-së thuhet se do të mbajë konferenca për shtyp gjatë të gjitha vizitave të saj dhe ato do të transmetohen në EbS .

Vizita vjen pas takimeve që Von der Leyen pati në Shqipëri në fillim të këtij muaji, në datat 15-16 tetor, ku mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

Gjykata jep detaje, ja si ndodhi vrasja e Liridonës

3fb9fdb9-5211-407a-a732-9132e4550a33-1392x815

Mexhiti, Kasami dhe Gashi takojnë Islam Aliajn, deputetin shqiptar në Zvicër

Ilire Dauti

Deputetja që zhvillon betejën për shqiptarët pa nënshtetësi

leonardi naimi

“Ti rri këtu”, vëllai i Liridonës tregon si ua fshehu Naimi skenarin e vërtetë të vrasjes

Boban Stefkovski Gazi Baba

LSDM: Kryetarët e VMRO-së marrin 1500 euro rrogë, ndërsa qytetarëve të Gazi Babës u kanë borxhe

moti dimer acar temperatura

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

bujar-osmani-kovacevski-ahmeti

Ky do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni ?! (FOTO)

tanja fajon

Fajon: Ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme që vendi të ecë përpara

Naim Murseli

Naim Murseli hyn në gjykatë fshehurazi nga mediat, çka e pret porositësin e vrasjes së gruas

INFO

NA NDIQ